Friday, November 26, 2010

Vakum

Me tërmet sec ngjanë
drithërimat e lehta
mbi urën thatanike
me fasadë betoni.

Muzg' i murrëtyer,
fytyrat e zbehta
i ndrydhi, i fishku
në ekranet prej kartoni.

Nga dera e pasme
e një ëndrre të gjatë
metropolet përpinë
mjeshtrat e vetmuar.

Shirat i përmbytën
stinës së begatë
të korrat, të vjelat,
ashikët e nxituar.

Dalëngadalë dikush
yllin polar humbet.
C'ka kishte blinduar
sot i është gjakosur.

Diell' i Metisës
iu venit, iu tret.
Pa fuqi, pa faj
me vakum damkosur.

S.K.
inspired

No comments:

Post a Comment