Ty nuk do të të them "Mos ik!"
Vish xhaketën time nëse ke të ftohtë
Çastet më të bukura të ditës ecin me vërtik
Gjatë tyre të lutem pranë me qëndro
Ty "Mos ik!" nuk do të thërras
Prapë ti e ke ne dorë qëndrimin
Nëse do gënjeshtra, të tregoj me thasë
Veçse ato mbartin zhgënjim
Ty "Mos ik!" nuk do të të them
Por ti prapë qëndro Lavinia
Emrin mes rrjeshtash do të ta fsheh
Dhe ti mos e kupto Lavinia
Özdemir Asaf
Shqip
S.K.
Thursday, January 8, 2015
Subscribe to:
Comments (Atom)
