Sunday, March 8, 2015

Qoshet e rrumbullakes

Nese ne dashuri bie me zemer, digjesh.
Po re me zgjuarsi, piqesh ne flake.

Nese bie me mendje, cmendesh
Po re me ndjenja, behesh qesharak

Po nuk re fare perzihesh me turmen, shtypesh
Nje rruge zgjidh. Mos shiko ashtu si torollak

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Vartesi

Vartesia pa dashuri,
njerine,
sa me shume qe rron
drejt nje jete vrastare
e zvarrit.

Vartesia me dashuri,
njerine,
sa me shume qe vret
drejt nje jete qe te mban gjalle
e percjell

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Deshira e pare

Si shpjegohet qe pytejen
"Cila eshte deshira jote e fundit?"
e kemi hasur shpesh
Nderkohe qe pyetjen
"Cila eshte deshira jote e pare?"
pothuajse fare s'e kemi degjuar.

Sepse kete te dyten
s'ia pyeti askush askujt
nga frika e tepruar.

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Gjethet e shpreses


Behu nje pranvere e tille qe gjethet te te druhen
Nje vjeshte e tille qe gjethet te dish t'i mbash
Dhe kur nga ererat dimerake te zverdhen te shuhen
T'i harrosh ngadale......... per to te mos qash

Te erdhen nga pas. Pas hijes t'u zvarriten.
Ne hidherim e ne gezim t'u gjenden si pak kush
Me ty lulezuan...............me ty u veniten
Plot gjethe te shpreses le te lindin pas jush

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.