Mbi kraharorin tim
fryma jote e lagësht
herë iken herë vjen...
Ne të dy nuk shtrihemi bashkë
As nuk jetojmë
Ne jemi ne garë
se cili nga ne
vdekjen do ta vrasë më parë
Can Yucel
Shqip
S.K.
Friday, November 28, 2014
Ndryshim
Një kafshë e hollë e gjatë
veten përplaste mbi gur.
C'të ketë vallë kafsha e ngratë?
Ndoshta inat, ndoshta lengatë,
ndoshta për të dhënë shpirt kërkon qivur.
"Jo zotëri"- më foli nje zë i thatë.
-Kafsha thjesht po ndërron lekurë.
Keshtu e shpjegojmë kete zemëratë.
Ehh... Edhe ne i ndërronim klasat dikur...
Can Yucel
Shqip
S.K.
S.K.
Subscribe to:
Posts (Atom)
