Mire se vjen
Si ndjesia
qe te jep ne sup
krahu i prere
ishte mungesa
Mire se vjen
Largesia
zgjati shume
Mezi pritem
U permalluam..
Mire se vjen
Ne
Jemi sic na le
Pak me shume u aftesuam
me punet e veshtira
me ndarjen e se keqes nga e mira
Mire se vjen
Vendin e ke gati
Mire se vjen
Per te thene e per te degjuar
kemi mjaft
Por s'kemi kohe per aq shume fjale
Le te ecim pak...
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Friday, January 23, 2015
Syri i mendjes
Ty, para se te te gjej,
dua te te kerkoj
dua te te kerkoj
Perpara se te te fal dashuri,
dua te te kuptoj
dua te te kuptoj
Me ty te mbyll nje jete
nuk me mjafton
nuk me mjafton
Gjithmone, perseri
me ty dua ta filloj
me ty dua ta filloj
Ozdemir Asaf
Shqip
S.K.
Subscribe to:
Comments (Atom)
