Sunday, December 29, 2013

Për shtat

Unë gjithmonë kisha ftohtë në ty
Sepse isha dimri i gjatë.
Isha qëndisjet, veshtrimet,
gështenjat në stuvë, drutë e thatë.
Nuk mund ta mohoj.
Punë të mëdha si dashurinë tënde 
kisha ndërmarrë.
Dhe mos e moho  as ti të lutem.
Nga të gjithë, më shumë, 
unë te shkova për shtat.

Özdemir Asaf


Shqip

S.K.