Tek më vjen me vrull si orë
flokët i flirtojnë flladit
Mbi qerpikë të vënë kurorë
disa tinguj të Einaudit.
Shoh si shkel shkujdesshëm barin
si ndjekin fjetur fjongo fjordesh
Diku tej të ftohtë acarin
dimrit ja ke vënë kortezh.
Me kapronjtë nis e luan
tej ylberit. Tokës shënd
i sjell pa fund, ndërsa mua
një të vetme fjalë ndërmënd.
Atë kur mimozat çelin
Atë që shkund dëborën shpatit
Që ngjall Vivaldin, Botiçelin
në ca tinguj të Einaudit.
S.K.
Monday, May 18, 2009
Subscribe to:
Comments (Atom)
