MARATONOMAKU
Lufte! Fushe beteje ku kokat ndahen nga trungu ame dhe rrokullisen perdhe.
Drame ku ti je personazh dhe spektator njekohesisht. Je personazh si te gjithe shoket e armiqte e tu qe luftoni per nje qellim te perbashket. Fitoren.
Je spektator sepse ke vendosur jeten tende perballe vdekjes ne nje ndeshje ne fushe kundershtare (te kesaj te dytes) dhe shanset qe ajo te fitoje jane teper te medha.Por ty nuk te ben pershtypje aspak, sepse mendja jote nuk perpiqet te shkoje aq larg. Ajo mendon vetem per koken e armikut qe ndodhet jo me larg se tre hapa nga ti. Per menyren se si ajo do rrokulliset perdhe si shume te tjera dhe kjo skene do te te fuse ne ekstaze e do ta beje gjakun tend te valoje brenda venave. Gjak qe valon ne trupin e nje luftetari ne fushen e betejes ne nje kohe kur shpata e armikut mund te vringelloje cdo moment e ta derdhe pertoke ate. Gjak qe valon. Perputhje totale me principin veprim reagim. Gjak qe valon per te ballancuar ftohtesine e vdekjes qe mund te vije nga te gjitha drejtimet ne cdo çast. Por ti nuk ve re asnjeren nga keto sepse frika dhe lodhja ta kane mposhtur aftesine medituese. Ti nuk mendon as per çastin e shumepritur, ngadhnjimin.Ose me sakte nuk ke kohe ta mendosh sepse kundershtari jot eshte shume me afer. Ti ndonjehere ndesh trupin me te, i ndien frymemarrjen dhe deshiron bllokimin e atij cikli frymethithjesh dhe frymenxjerresh me shume se çdo gje ne bote. Per kete nevojitet meshimi i shpates tende dhe mos harro se te njejten gje deshiron edhe ai per ty. Por kur qellimet e dy rivaleve perkojne plotesisht me njeri-tjetrin atehere eshte koha ajo qe perzgjedh. Por koha eshte tmerresisht shume e brishte. Ajo copetohet ne mijera pjeseza, te cilat bartin cdo levizje krahu, cdo meshim shpate, cdo element frike e guximi...
...... Dhe ti e ngule shpaten i pari ne kraharorin e huaj. Ti ndoshta nuk e merr parasysh te kunderten, por une shpirti jot e marr qe çke me te, sepse sikur e kunderta te kishte ndodhur do me duhej te te jepja elvedane dhe te mallkoja njemije here ate trup te huaj qe na mundesoi ndarjen. E çuditshme! Trupi yt me ate te huajin kacafyten dhe une i ndiej rrahjet e zemres atij qe deshiron te me shkepuse nga misherimi im. Nuk dua tja lejoj diçka te tille megjithese jam koshient qe kjo nuk varet aspak nga une. Ti vazhdo te jesh i paepur, vazhdo te rrokullisesh koka sepse keto momente nuk kam aq fuqi sa te nderhyj ne veprimet e tua. Po pse valle nuk e kam kete fuqi? Pse jam kaq i ploget? Mos ndoshta ngaqe kam frike? Po po, me siguri kjo duhet te jete arsyeja. I druhem vetmise. Dua te qendroj pergjithnje me misherimin tim....
S.K.
Tuesday, December 17, 2013
Subscribe to:
Comments (Atom)
