Monday, March 9, 2015
Shihemi
Supozojmë se të zuri shiu një ditë
I begati nga retë me gjyma po bie
Tej në horizont dielli ka zënë pritë
Tipik shi vere............shi dashurie
Pikëlat e kristalta vezullueshëm bien
Palat e fundit lozin me hapin e shpeshtuar
Veten struk nxitimthi në strehën e një shtëpie
Pikërisht tek porta do të më gjesh mua
* * * *
Supozojmë se te erdhi dëshira një mëngjes
herët të zgjohesh e të lahesh në det
Uji si qilim i nderë zemrën sec ta ndez
Egjeu, ky det i madhërishëm s'flet
Ndërkohë të kridhesh, fort ta ka ënda
Luspat të verbojnë tek noton mes peshqsh
Algash, kocash, sardelesh të argjëndta
Pikërisht mes tyre mua do të më gjesh
* * * *
Supozojme një person, gojëtar në tërësi
Në sheshin Taksim me sytë plot shkëlqim
Ka mbledhur nje turmë ku bën pjesë dhe ti
dhe flet për të rinjtë e për ardhmërine.
"Përpara për liri dhe për lumturi" thërret
"Me dashuri ta nisim e ta kryejmë cdo punë"
Si gjethet pas shiut sytë e tu plot jetë
për një cast kthehen....pranë të jam unë
Can Yucel
Shqip
S.K.
Saimir Kamberi ©
Mengjesi
Mbi vaktet e te ngrenit
c'mendim keni nuk e di
Por mengjesi permban
se s'ben sadopak lumturi.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
c'mendim keni nuk e di
Por mengjesi permban
se s'ben sadopak lumturi.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Subscribe to:
Posts (Atom)
