Friday, January 30, 2015

Miku im

Nëse një ditë loti syrin ta ka veshur
Më thirr,  ashtu sic je,  me lot në sy
Nuk të premtoj që do të të bëj për të qeshur
Por mund të qaj bashkë me ty

Nëse një ditë ke ndërmend të ikësh larg

Më thirr pa më të voglin dyshim
Që do të të ndaloj, fjalën nuk ta jap
Por bashkë me ty mund të marr arratinë

Nëse një ditë s'ke ëndje të flasësh me askënd

Të më thërrasësh mos ki drojë
Pranë teje qetësisht do të zë vënd
Do bisedojmë në heshtje, të premtoj.

Por nëse një ditë do të më thërrasësh

Dhe s'do marrësh përgjigje gjëkund
Me një frymë eja të më shohësh
Ndoshta ai që ka nevojë jam unë

Autor i panjohur


Shqipëroi nga Turqishtja

S.K.
(Saimir Kamberi © )