Nëse një ditë loti syrin ta ka veshur
Më thirr, ashtu sic je, me lot në sy
Nuk të premtoj që do të të bëj për të qeshur
Por mund të qaj bashkë me ty
Nëse një ditë ke ndërmend të ikësh larg
Më thirr pa më të voglin dyshim
Që do të të ndaloj, fjalën nuk ta jap
Por bashkë me ty mund të marr arratinë
Nëse një ditë s'ke ëndje të flasësh me askënd
Të më thërrasësh mos ki drojë
Pranë teje qetësisht do të zë vënd
Do bisedojmë në heshtje, të premtoj.
Por nëse një ditë do të më thërrasësh
Dhe s'do marrësh përgjigje gjëkund
Me një frymë eja të më shohësh
Ndoshta ai që ka nevojë jam unë
Autor i panjohur
Shqipëroi nga Turqishtja
S.K.
(Saimir Kamberi © )
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment