Je e rëndë aq sa toka të tërheq
E lehtë aq sa krahët fëshfërijnë
E gjallë aq sa zemra të troket
E re aq sa sytë shohin largësinë
Je e mirë aq sa ata që ke dashur
E keqe aq sa ata që ke urryer në jetë
Çfarëdo ngjyre pastë syri e faqja
Ajo çka sheh tjetri përballë është ngjyra jote e vërtetë
Mos i mbivlerëso ato çka ke jetuar
Sa të rrosh, aq më shumë fundit i afrohesh
Sado vite të kesh mbi shpinë
Jeta zgjat aq sa të dashurosh
Je e lumtur aq sa mund te qeshësh
Aq sa do të qash............e trishtë
Dhe mos mendo që çdo gjë mbaroi
Për çdo ngashërim, një ditë do të qeshësh sërish
Në lindjen e diellit ndodhet vlera që të dha natyra
Dhe ti je njerëzore për aq vlerë sa tjetrit i jep
Nën driten e hënës ndodhet malli për të dashurin
Dhe aq mall sa të ndjesh, me të aq afër je
Nëse një ditë do të thuash gënjeshtër
Aq sa te kenë besim tek ty, lëri ta besojnë
Mos harro! Je e njomur aq sa shiu të lag
E ngrohtë aq sa rrezet e diellit të lëmojnë
Je vetëm aq sa veten të vetmuar ta ndjesh
E fortë aq sa veten të tillë ta ndjesh
E bukur aq sa.....
*****
Ja pra kjo është jeta!
Për aq kohë sa mban mend këto, do të thotë se jeton
Në të kundërt do fishkesh për çdo frymë që merr
Dhe do harrohesh aq shpejt sa tjetrin e harron
Lulja është e bukur aq sa vaditet
Trumcaku i dashur aq sa cicëron
Femija, aq sa qan, i vogël
Dhe ti e ditur aq sa mëson
Mëso edhe këtë!
Do dashurohesh aq sa dashuron.
Can Yucel
Shqip
S.K.
Saimir Kamberi ©
Saimir Kamberi ©
