Duhet të dish që:
Diplomat e varura në mur
nuk mjaftojnë për ta bërë njerinë njeri
Diplomat e varura në mur
nuk mjaftojnë për ta bërë njerinë njeri
Duhet të dish që:
Sa më shume të përdoret,
aq më shumë i zbehet kuptimi fjalës dashuri
Sa më shume të përdoret,
aq më shumë i zbehet kuptimi fjalës dashuri
Duhet të dish që:
Vijën mes moslëndimit të tjetrit
dhe mbrojtjes së asaj cka beson,
s’është aspak e lehtë
ta gjesh saktë se nga kalon
Vijën mes moslëndimit të tjetrit
dhe mbrojtjes së asaj cka beson,
s’është aspak e lehtë
ta gjesh saktë se nga kalon
Duhet të dish që:
Mes miqsh të vërtetë nuk hyn largësia
As mes dashurive të tilla
Mes miqsh të vërtetë nuk hyn largësia
As mes dashurive të tilla
Duhet të dish që:
Familja, cdo kohë, pranë nuk të gjëndet
Dashurinë, besimin dhe vëmëndjen
edhe nga ata që s’i ke farefis i mëson
Familja nuk është biologjike gjithmonë
Familja, cdo kohë, pranë nuk të gjëndet
Dashurinë, besimin dhe vëmëndjen
edhe nga ata që s’i ke farefis i mëson
Familja nuk është biologjike gjithmonë
Duhet të dish që:
Nganjëherë nuk mjafton të falësh të tjerë
Duhet të mundesh
të falësh edhe vetveten ndonjëherë
Nganjëherë nuk mjafton të falësh të tjerë
Duhet të mundesh
të falësh edhe vetveten ndonjëherë
Duhet të dish që:
Sado të të lotojë zemra dhe sytë
Bota nuk do ta ndalojë rrotullimin për ty
Sado të të lotojë zemra dhe sytë
Bota nuk do ta ndalojë rrotullimin për ty
Duhet të dish që:
Cdo problem fsheh një shpresë brenda vetes
Dhe në prani të shpresës,
problemi gjithnjë shkurtabiq mbetet
Cdo problem fsheh një shpresë brenda vetes
Dhe në prani të shpresës,
problemi gjithnjë shkurtabiq mbetet
Duhet të dish që:
Dashurinë, po të duash,
sa hap e mbyll sytë e humbet
Pendimi, edhe po të duash,
nuk të shqitet për shumë e shumë vjet
Dashurinë, po të duash,
sa hap e mbyll sytë e humbet
Pendimi, edhe po të duash,
nuk të shqitet për shumë e shumë vjet
Can Yucel (Xhan Jyxhel)
Shqip
S.K.
Shqip
S.K.
