Thursday, March 26, 2015

I vetëdijshëm duhet të jetë njeriu


I vetëdijshëm duhet të jetë njeriu
I vetëdijishmi i vetvetes, i ndodhive të jetës
dhe rrugëve të saj duhet të jetë përherë
Duhet të vejë re ndryshimin. Dhe vënien re,
pa u vënë re duhet të bëjë ndonjëherë.

Si u krijua nga një pikë uji duhet ta vejë re
Si e nxuri barku i nënës dhe pse bota dot s’e nxe
Dhe si detyrohet ta nxenë 2 metra katrorë ne fund
Duhet ta vejë re
Dhe kjo botë, në dukje kaq e gjerë,
përpjesëtimisht me botën e përtejme, është si barku i nënës
Duhet ta vejë re
Akoma foshnjë, duart grusht sikur thonë ”bota është imja”,
dhe kur vdes, pëllëmbët hapur sikur thonë “cdo gjë po lë pas”
duhet ti vejë re
Qefinin që s’ka xhepa duhet ta vejë re
Forcën e shtypjes duhet ta vejë re më pas
Faktin që Azraeli mund të bëjë surpriza cdo cast
Si ta jetojë jetën, ashtu edhe nga duart do ti rrëshqasë
Duhet ta vejë re
......... Vazhdon.........
Can Yucel
Shqip
S.K.