I bën këta sy të fotografojnë
të tuat imazhe një milion
tej qelqit mendueshëm kur vështrojnë
erën që hala bredhash lëmon
(E të mos kenë fuqi të mbajnë
peshën e vështrimit........
................ që nga unë diç kërkon)
Mi bën veshët katër për të kuptuar
mungesën, arsyen e saj (te rëndomtë)
E të dyshojnë kur më je pranë
timbrin e zërit tënd te pazakontë
Më bën pjesëmarrës aktiv bisedash
të gjitha me temë emrin tënd
E të çapitem ne çikje bërrylash,
prekjesh te "shpenguara" që më ngrijnë në vënd
E bën këtë dorë një penë të lypë
Të derdhë në letër vargje një ton
E të mos ketë forcë të shtypë
një varg butonash në telefon!
S.K.
Saturday, May 2, 2009
Subscribe to:
Posts (Atom)
