E thërret emrin
e shpëtimtarit
në orën e nevojës,
vetmisë?
E shijon fajin
prej mëkatari
kur aroma akoma
të kujton lakminë?
* * * *
Atëherë zbrit!
Bashkë me shiun
Jam i etur për dashuri.
Më kot nën kore qiejsh
gërvishtesh.
Të lutem eja!
Ushqeje shiun
Sepse pa ty kjo jetë
është thjesht karnaval
hekurishtesh.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment