Sa shume te pyeten "Therrmije apo vale?"
"Te dyja" the me tone mosmirenjohes.
Nderkohe fuqia jote valevit ngadale
Pelhuren e lashte te hapesirekohes.
Nese njemije ngjarje kane shans te ndodhin,
te gjitha, the kane per te ndodhur.
Pa thene se ku, se kur, se si.
Plagos, rrenon intuiten e lodhur.
Thane per ty: "Zoti me boten kumar nuk luan."
"Si mund te jete nje mace e gjalle dhe e vdekur ne kuti?"
Por s'bene gje tjeter vec realitetin ngaterruan
me ndjesine se si duhet te ish ai.
Sa shume te pyeta: Pse "sa shume"?
Valle c'te mas me te? Cmendurine?
Vitet iken, rrodhen lume.
E askush s'ta cenoi vertetesine.
S.K.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment