Mos më prek! Mos m'u afro!
Kush të të ketë prekur.... aty shko!
Aty ku t'më kesh harruar.... aty qendro!
E bëra se e dashurova mos më thuaj!
Hesht! Pusho!
Dashuri i thëncin në anët tuaja
nga ana ime jo.
* * * *
A të vlen aq shumë lëkura më thuaj.
Aq sa mungesa të më bëjë të vuaj.
* * * *
Bota ty të faltë. Unë jo.
Unë nuk jam si ajo.
Burri skllavi yt u bëftë. Unë jo
Burrë s'doli nga ky trup
dhe s'do dalë dhe për ca kohë.
Aty ku t'me kesh harruar ...
aty s'dua te te shoh.
S.K.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment