Me tërmet sec ngjanë
drithërimat e lehta
mbi urën thatanike
me fasadë betoni.
Muzg' i murrëtyer,
fytyrat e zbehta
i ndrydhi, i fishku
në ekranet prej kartoni.
Nga dera e pasme
e një ëndrre të gjatë
metropolet përpinë
mjeshtrat e vetmuar.
Shirat i përmbytën
stinës së begatë
të korrat, të vjelat,
ashikët e nxituar.
Dalëngadalë dikush
yllin polar humbet.
C'ka kishte blinduar
sot i është gjakosur.
Diell' i Metisës
iu venit, iu tret.
Pa fuqi, pa faj
me vakum damkosur.
S.K.
inspired
Friday, November 26, 2010
.....
Prapë ta gjeta portën
o qytet i largët,
me netët e ftohta
veshur me neon.
Me shiun e situr
që s'ngriti dot një cadër.
Me kartolinën tënde
larë në beton.
Ta gjeta barin verdhacuk.
Spërkatësit,
si tuba oksigjeni
e mbanin ne jetë.
T'i gjeta të rinjtë,
nizamë të castit.
Me gëzim të stisur
i hidhnin përpjetë.
Ta gjeta dhe shkollën
si pisqollë të fjetur,
që kurrë s'goditi
cka kishte synim.
Diku brenda saj
aroma e telit të djegur.
Gufoste thërrimet
e gjeneracionit tim
T'i gjeta dhe etiketat
me shifra të rralla.
Midhjet ambulante,
oriz e limon.
Pogacet, kumpiret,
qoftet e gjalla.
Djelmoshat e mitur
me kollare e papion
* * * * *
O qytet i largët!
Cka ti le në mua,
i preka, sodita,
kundermova sot
Cka une lashë të endet
shtigjeve të tua......
Ato.....................
nuk i gjeta dot!
S.K.
o qytet i largët,
me netët e ftohta
veshur me neon.
Me shiun e situr
që s'ngriti dot një cadër.
Me kartolinën tënde
larë në beton.
Ta gjeta barin verdhacuk.
Spërkatësit,
si tuba oksigjeni
e mbanin ne jetë.
T'i gjeta të rinjtë,
nizamë të castit.
Me gëzim të stisur
i hidhnin përpjetë.
Ta gjeta dhe shkollën
si pisqollë të fjetur,
që kurrë s'goditi
cka kishte synim.
Diku brenda saj
aroma e telit të djegur.
Gufoste thërrimet
e gjeneracionit tim
T'i gjeta dhe etiketat
me shifra të rralla.
Midhjet ambulante,
oriz e limon.
Pogacet, kumpiret,
qoftet e gjalla.
Djelmoshat e mitur
me kollare e papion
* * * * *
O qytet i largët!
Cka ti le në mua,
i preka, sodita,
kundermova sot
Cka une lashë të endet
shtigjeve të tua......
Ato.....................
nuk i gjeta dot!
S.K.
.
I ndjej! Vitet arratisen tutje.
Syte nga gezimi me s'lotojne.
Pranverat dynden permbi supe,
por gjithnje e me pak rendojne.
Uni si me pare s'po ndihet.
I heshtur vetmon ne s'disekund.
E vehtja ne mundim perdihet
udhekryqesh.... rruges se pafund.
I ndjej dhe ditet e braktisura,
horizonteve tek zhduken qe pa gdhire,
tek vjedhin poemat e panisura,
e i flakin tej.... ne humbetire.
Me mund dhe gjumi i trazuar,
gjithnje e me pak enderrimtar.
Mbi kraharor te zvetenuar
marshojne mijera mekatare.
"Rinine pergjithmone e humbe"-
-te fshehtat dliresi vajtojne.
Pranverat dynden permbi supe...
Por shume pak.... sa pak rendojne.
S.K.
Syte nga gezimi me s'lotojne.
Pranverat dynden permbi supe,
por gjithnje e me pak rendojne.
Uni si me pare s'po ndihet.
I heshtur vetmon ne s'disekund.
E vehtja ne mundim perdihet
udhekryqesh.... rruges se pafund.
I ndjej dhe ditet e braktisura,
horizonteve tek zhduken qe pa gdhire,
tek vjedhin poemat e panisura,
e i flakin tej.... ne humbetire.
Me mund dhe gjumi i trazuar,
gjithnje e me pak enderrimtar.
Mbi kraharor te zvetenuar
marshojne mijera mekatare.
"Rinine pergjithmone e humbe"-
-te fshehtat dliresi vajtojne.
Pranverat dynden permbi supe...
Por shume pak.... sa pak rendojne.
S.K.
Dikotomi
E thërret emrin
e shpëtimtarit
në orën e nevojës,
vetmisë?
E shijon fajin
prej mëkatari
kur aroma akoma
të kujton lakminë?
* * * *
Atëherë zbrit!
Bashkë me shiun
Jam i etur për dashuri.
Më kot nën kore qiejsh
gërvishtesh.
Të lutem eja!
Ushqeje shiun
Sepse pa ty kjo jetë
është thjesht karnaval
hekurishtesh.
e shpëtimtarit
në orën e nevojës,
vetmisë?
E shijon fajin
prej mëkatari
kur aroma akoma
të kujton lakminë?
* * * *
Atëherë zbrit!
Bashkë me shiun
Jam i etur për dashuri.
Më kot nën kore qiejsh
gërvishtesh.
Të lutem eja!
Ushqeje shiun
Sepse pa ty kjo jetë
është thjesht karnaval
hekurishtesh.
Aty ku t'më kesh harruar
Mos më prek! Mos m'u afro!
Kush të të ketë prekur.... aty shko!
Aty ku t'më kesh harruar.... aty qendro!
E bëra se e dashurova mos më thuaj!
Hesht! Pusho!
Dashuri i thëncin në anët tuaja
nga ana ime jo.
* * * *
A të vlen aq shumë lëkura më thuaj.
Aq sa mungesa të më bëjë të vuaj.
* * * *
Bota ty të faltë. Unë jo.
Unë nuk jam si ajo.
Burri skllavi yt u bëftë. Unë jo
Burrë s'doli nga ky trup
dhe s'do dalë dhe për ca kohë.
Aty ku t'me kesh harruar ...
aty s'dua te te shoh.
S.K.
Kush të të ketë prekur.... aty shko!
Aty ku t'më kesh harruar.... aty qendro!
E bëra se e dashurova mos më thuaj!
Hesht! Pusho!
Dashuri i thëncin në anët tuaja
nga ana ime jo.
* * * *
A të vlen aq shumë lëkura më thuaj.
Aq sa mungesa të më bëjë të vuaj.
* * * *
Bota ty të faltë. Unë jo.
Unë nuk jam si ajo.
Burri skllavi yt u bëftë. Unë jo
Burrë s'doli nga ky trup
dhe s'do dalë dhe për ca kohë.
Aty ku t'me kesh harruar ...
aty s'dua te te shoh.
S.K.
Identity locus
I think therefore I am
not the same as I was before.
'To be or not to be'
is not the question anymore.
Should I change or should I not?
That's the question I would say.
When changing, people love you more,
but you hate yourself that way.
S.K.
not the same as I was before.
'To be or not to be'
is not the question anymore.
Should I change or should I not?
That's the question I would say.
When changing, people love you more,
but you hate yourself that way.
S.K.
Kuantum
Sa shume te pyeten "Therrmije apo vale?"
"Te dyja" the me tone mosmirenjohes.
Nderkohe fuqia jote valevit ngadale
Pelhuren e lashte te hapesirekohes.
Nese njemije ngjarje kane shans te ndodhin,
te gjitha, the kane per te ndodhur.
Pa thene se ku, se kur, se si.
Plagos, rrenon intuiten e lodhur.
Thane per ty: "Zoti me boten kumar nuk luan."
"Si mund te jete nje mace e gjalle dhe e vdekur ne kuti?"
Por s'bene gje tjeter vec realitetin ngaterruan
me ndjesine se si duhet te ish ai.
Sa shume te pyeta: Pse "sa shume"?
Valle c'te mas me te? Cmendurine?
Vitet iken, rrodhen lume.
E askush s'ta cenoi vertetesine.
S.K.
"Te dyja" the me tone mosmirenjohes.
Nderkohe fuqia jote valevit ngadale
Pelhuren e lashte te hapesirekohes.
Nese njemije ngjarje kane shans te ndodhin,
te gjitha, the kane per te ndodhur.
Pa thene se ku, se kur, se si.
Plagos, rrenon intuiten e lodhur.
Thane per ty: "Zoti me boten kumar nuk luan."
"Si mund te jete nje mace e gjalle dhe e vdekur ne kuti?"
Por s'bene gje tjeter vec realitetin ngaterruan
me ndjesine se si duhet te ish ai.
Sa shume te pyeta: Pse "sa shume"?
Valle c'te mas me te? Cmendurine?
Vitet iken, rrodhen lume.
E askush s'ta cenoi vertetesine.
S.K.
Subscribe to:
Comments (Atom)
