Nëse një ditë loti syrin ta ka veshur
Më thirr, ashtu sic je, me lot në sy
Nuk të premtoj që do të të bëj për të qeshur
Por mund të qaj bashkë me ty
Nëse një ditë ke ndërmend të ikësh larg
Më thirr pa më të voglin dyshim
Që do të të ndaloj, fjalën nuk ta jap
Por bashkë me ty mund të marr arratinë
Nëse një ditë s'ke ëndje të flasësh me askënd
Të më thërrasësh mos ki drojë
Pranë teje qetësisht do të zë vënd
Do bisedojmë në heshtje, të premtoj.
Por nëse një ditë do të më thërrasësh
Dhe s'do marrësh përgjigje gjëkund
Me një frymë eja të më shohësh
Ndoshta ai që ka nevojë jam unë
Autor i panjohur
Shqipëroi nga Turqishtja
S.K.
(Saimir Kamberi © )
Friday, January 30, 2015
Thursday, January 29, 2015
Me mua rri
Me dhe nje gonxhe
merre trendafilin
Me dhe nje fare
frutin merre ti
Me dhe nje dege
merre gjithe pyllin
Te dhashe boten time
me mua rri
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
merre trendafilin
Me dhe nje fare
frutin merre ti
Me dhe nje dege
merre gjithe pyllin
Te dhashe boten time
me mua rri
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Tuesday, January 27, 2015
Si kjo jetë
Sikur dorën nuk ma pate lëshuar kurrë
Mungesën tënde në vetvete e besova
...............................................durova
Sikur nuk ka asnjë histori
me përfundim të trishtë
Fundin tonë të bukur e pandeha....
........nuk ishte i tillë
Moti po i ftoh mëngjeset
Këto ditë ti do kesh ftohtë,e di
Të lutem vishu trashë e bëj kujdes
dhe në mëndje stinën e verës sill
* * * *
Ti je rebele, e pamëshirshme
Je hipokrite je e padrejtë
Dhe mëkatare dhe e pafajshme
Si kjo jetë ...........Si kjo jetë
Toygar Isikli
Shqip
S.K.
(Saimir Kamberi ©)
Mungesën tënde në vetvete e besova
...............................................durova
Sikur nuk ka asnjë histori
me përfundim të trishtë
Fundin tonë të bukur e pandeha....
........nuk ishte i tillë
Moti po i ftoh mëngjeset
Këto ditë ti do kesh ftohtë,e di
Të lutem vishu trashë e bëj kujdes
dhe në mëndje stinën e verës sill
* * * *
Ti je rebele, e pamëshirshme
Je hipokrite je e padrejtë
Dhe mëkatare dhe e pafajshme
Si kjo jetë ...........Si kjo jetë
Toygar Isikli
Shqip
S.K.
(Saimir Kamberi ©)
Saturday, January 24, 2015
Permallim
Sa shume me le te pres.....sa shume
Fort mire ia mesove vetes vonimin
Erdhe pas shume kohesh me ne fund. Por une,
me shume se ty desha permallimin
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
(Saimir Kamberi ©)
Fort mire ia mesove vetes vonimin
Erdhe pas shume kohesh me ne fund. Por une,
me shume se ty desha permallimin
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
(Saimir Kamberi ©)
Po te pres
Po te pres flutur.
Eja ne nje kohe te tille qe,
te heq dore mos te jete e mundur.
Orhan Veli Kanik
Shqip
S.K.
Eja ne nje kohe te tille qe,
te heq dore mos te jete e mundur.
Orhan Veli Kanik
Shqip
S.K.
Friday, January 23, 2015
Mire se vjen
Mire se vjen
Si ndjesia
qe te jep ne sup
krahu i prere
ishte mungesa
Mire se vjen
Largesia
zgjati shume
Mezi pritem
U permalluam..
Mire se vjen
Ne
Jemi sic na le
Pak me shume u aftesuam
me punet e veshtira
me ndarjen e se keqes nga e mira
Mire se vjen
Vendin e ke gati
Mire se vjen
Per te thene e per te degjuar
kemi mjaft
Por s'kemi kohe per aq shume fjale
Le te ecim pak...
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Si ndjesia
qe te jep ne sup
krahu i prere
ishte mungesa
Mire se vjen
Largesia
zgjati shume
Mezi pritem
U permalluam..
Mire se vjen
Ne
Jemi sic na le
Pak me shume u aftesuam
me punet e veshtira
me ndarjen e se keqes nga e mira
Mire se vjen
Vendin e ke gati
Mire se vjen
Per te thene e per te degjuar
kemi mjaft
Por s'kemi kohe per aq shume fjale
Le te ecim pak...
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Syri i mendjes
Ty, para se te te gjej,
dua te te kerkoj
dua te te kerkoj
Perpara se te te fal dashuri,
dua te te kuptoj
dua te te kuptoj
Me ty te mbyll nje jete
nuk me mjafton
nuk me mjafton
Gjithmone, perseri
me ty dua ta filloj
me ty dua ta filloj
Ozdemir Asaf
Shqip
S.K.
Thursday, January 22, 2015
Pjesa më e bukur e të qënit me ty
E di cila është
pjesa më e bukur e te qënit me ty?
Te ndjej afshin tënd thelle në
brendësi
që pa ma prekur dorën, pëllëmbën
ma djersit
E di cila është
pjesa më e keqe e të qënit me ty?
Të
flasim për orë të tëra për motin, për
punën,
ndërkohe
që
për te thene “te dua” rishtas kafshoj gjuhën
E di cila është
pjesa më emocionuese e të qënit me ty?
Me ty të
qesh, të qaj, të mendoj……për
të
njëjtat
gjëra……njëkohesisht
Madje dhe
kur je pranë meje, të përmallohem cmendurisht.
E di cila është
pjesa më e dhimbshme e të qënit me ty?
Me gjithë
ato persona të huaj të të ndaj. Atë që
me ty rri,
cdokënd
që
të
flet, cdokënd që të qesh ta xhelozoj si fëmijë
E di cila është
pjesa më lumturuese e të qënit me ty?
Të
endemi rrugëve me frikën se mos na sheh njeri
Për
inat të cadrës
ne dorë, te lagemi bashke ne shi
Me një
buqetë lulesh të freskëta në
vendtakimin tonë të të pres
Te hamë
të
njëjtat gjëra në të
njëjtin
vend për mëngjes
E di cila është
pjesa më romantike e të qënit me ty?
Ato që
s’ti kisha thënë gjatë ditës,
në
netët
pa ty, tua tregoj hënës dhe yjeve
Të
të
gjej në faqet e librit që po lexoj, në
cdo varg kënge a poezie.
E di cila është
pjesa më e veshtire e të qënit me ty?
Nga frika se
mund të të humbas,
ato ndjenja
që
provova për herë të parë në
jetë,
t’i burgos në
një
varkë pa rrema në detin e shpresës.
Në
vend të të dashuruarve, të
arrij të mbëtemi miq për vite me rradhe.
Të
ec këmbëzbathur në tehun më
të
mprehtë
Kur më
pikon zemra, në vend te kripës t’i hedh lotët
e harresës
E di cila është
pasoja anësore e të qënit me ty?
E ti nga
mund ta dish…
Ti nuk ishe
kurrë me mua
Po të
kishe qenë, pëllëmba s’do më
djersitej
Majën
e gjuhës s’do kafshoja
Nga pranë
nuk do të të përmalloja
Nuk do xhelozoja si fëmijë
S’do lagesha
nëpër
shi
Te ecja në
rrugë nuk do kisha drojë
Hënën e yjet s’do t’i detyroja të më dëgjojnë
Pas cdo kënge
nuk do dehesha
Nuk do kisha
frikë të të humbisja,
Me këmbë
përgjakur
do ta kridhja në det frikën.
Dhe pas cdo
rrahje zemre emrin tënd do thërrisja
Por ti me
mua nuk ishe kurrë ….
Ose mendjen
e kishe gjetkë ose zemrën.
Can Yucel
Shqip
S.K.
Saimir Kamberi ©
Friday, January 16, 2015
Zoterim dhe perkatesi
Nuk duhet të lidhesh aq fort pas diçkaje
"Pa ty s'jetoj dot" s'do të thuash më
E nëse zemra ta kujton, ti gojën mbaje
Sepse rron që ç'ke me te.
Të tilla fjalë të mëdha t'i thuash s'ka nevoje
Shumë duhet ta duash, por më shumë jo
Më pak po të deshi, do të të lëndojë
Dhe në përgjithesi ndodh që më pak të do
Do kesh më pak dhimbje, nëse tepër s'do ta dashurosh
Po nuk zotërove shumë, pak kujt i përket
Madje dhe këmbët e duart shumë s'do ti zotërosh
Do sillesh sikur s'janë të tuat në të vërtetë
* * * *
Por nëse do të zotërosh diçka me patjetër
Aty ku takohet qielli me tokën kërko
Detin, diellin, yllin..........dhe atë yllin tjetër,
hënën dhe meteorin çapkën zotëro
* * * *
Nëse do patjetër diçkaje t'i përkasësh
Dorëzoja veten ngjyrave atëherë
Vishnjes, jeshiles, mimozës. Parajsës,
ose t'i përkasesh të bukurës Pranverë.
Ja pra kështu do ta jetosh jetën
Pa shumë zotërime, pa shumë përkatësi
Sikur nga çasti në çast do të të lërë vetëm....
Sikur do ish e jotja në pafundësi....
Can YUCEL
Shqip
S.K.
©
"Pa ty s'jetoj dot" s'do të thuash më
E nëse zemra ta kujton, ti gojën mbaje
Sepse rron që ç'ke me te.
Të tilla fjalë të mëdha t'i thuash s'ka nevoje
Shumë duhet ta duash, por më shumë jo
Më pak po të deshi, do të të lëndojë
Dhe në përgjithesi ndodh që më pak të do
Do kesh më pak dhimbje, nëse tepër s'do ta dashurosh
Po nuk zotërove shumë, pak kujt i përket
Madje dhe këmbët e duart shumë s'do ti zotërosh
Do sillesh sikur s'janë të tuat në të vërtetë
* * * *
Por nëse do të zotërosh diçka me patjetër
Aty ku takohet qielli me tokën kërko
Detin, diellin, yllin..........dhe atë yllin tjetër,
hënën dhe meteorin çapkën zotëro
* * * *
Nëse do patjetër diçkaje t'i përkasësh
Dorëzoja veten ngjyrave atëherë
Vishnjes, jeshiles, mimozës. Parajsës,
ose t'i përkasesh të bukurës Pranverë.
Ja pra kështu do ta jetosh jetën
Pa shumë zotërime, pa shumë përkatësi
Sikur nga çasti në çast do të të lërë vetëm....
Sikur do ish e jotja në pafundësi....
Can YUCEL
Shqip
S.K.
©
Tuesday, January 13, 2015
S'do kthehej sërish
"Po vij" më tha
dhe unë veten e dëbova
Si e si që pranë meje
drojë të mos kish
Por ajo nuk erdhi....
Që vetja e përzënë
s'do kthehej sërish
Fragment nga poezia "Shume e desha"
Kahraman Tazeoglu
Shqip
S.K.
dhe unë veten e dëbova
Si e si që pranë meje
drojë të mos kish
Por ajo nuk erdhi....
Që vetja e përzënë
s'do kthehej sërish
Fragment nga poezia "Shume e desha"
Kahraman Tazeoglu
Shqip
S.K.
Thursday, January 8, 2015
Lavinia
Ty nuk do të të them "Mos ik!"
Vish xhaketën time nëse ke të ftohtë
Çastet më të bukura të ditës ecin me vërtik
Gjatë tyre të lutem pranë me qëndro
Ty "Mos ik!" nuk do të thërras
Prapë ti e ke ne dorë qëndrimin
Nëse do gënjeshtra, të tregoj me thasë
Veçse ato mbartin zhgënjim
Ty "Mos ik!" nuk do të të them
Por ti prapë qëndro Lavinia
Emrin mes rrjeshtash do të ta fsheh
Dhe ti mos e kupto Lavinia
Özdemir Asaf
Shqip
S.K.
Vish xhaketën time nëse ke të ftohtë
Çastet më të bukura të ditës ecin me vërtik
Gjatë tyre të lutem pranë me qëndro
Ty "Mos ik!" nuk do të thërras
Prapë ti e ke ne dorë qëndrimin
Nëse do gënjeshtra, të tregoj me thasë
Veçse ato mbartin zhgënjim
Ty "Mos ik!" nuk do të të them
Por ti prapë qëndro Lavinia
Emrin mes rrjeshtash do të ta fsheh
Dhe ti mos e kupto Lavinia
Özdemir Asaf
Shqip
S.K.
Wednesday, January 7, 2015
Dashuria
Ti je qytetërim mes shkretetirës së stërmadhe
Në oqeanin e pafund je peshku më i rrallë
Herë me gaz, herë me lotë, herë të djeg, herë të ngrin
Ti je njëkohësisht sëmundje dhe shërim.
Ozdemir Asaf
Shqip
S.K.
Në oqeanin e pafund je peshku më i rrallë
Herë me gaz, herë me lotë, herë të djeg, herë të ngrin
Ti je njëkohësisht sëmundje dhe shërim.
Ozdemir Asaf
Shqip
S.K.
Friday, January 2, 2015
Dikush pret
Nese ke ndermend
t'i shkosh prane me vrap
dhe pastaj te stepesh
per te hedhur vec nje hap,
atehere hic mos u nis
...........mos u nis vertet
Keq nuk eshte per ty,
por per dike qe aty po pret.
Özdemir Asaf
Shqip
S.K.
t'i shkosh prane me vrap
dhe pastaj te stepesh
per te hedhur vec nje hap,
atehere hic mos u nis
...........mos u nis vertet
Keq nuk eshte per ty,
por per dike qe aty po pret.
Özdemir Asaf
Shqip
S.K.
Subscribe to:
Comments (Atom)
