Friday, January 16, 2015

Zoterim dhe perkatesi

Nuk duhet të lidhesh aq fort pas diçkaje
"Pa ty s'jetoj dot" s'do të thuash më
E nëse zemra ta kujton, ti gojën mbaje
Sepse rron që ç'ke me te.

Të tilla fjalë të mëdha t'i thuash s'ka nevoje

Shumë duhet ta duash, por më shumë jo
Më pak po të deshi, do të të lëndojë
Dhe në përgjithesi ndodh që më pak të do

Do kesh më pak dhimbje, nëse tepër s'do ta dashurosh

Po nuk zotërove shumë, pak kujt i përket
Madje dhe këmbët e duart shumë s'do ti zotërosh
Do sillesh sikur s'janë të tuat në të vërtetë

* * * *


Por nëse do të zotërosh diçka me patjetër

Aty ku takohet qielli me tokën kërko
Detin, diellin, yllin..........dhe atë yllin tjetër,
hënën dhe meteorin çapkën zotëro

* * * *


Nëse do patjetër diçkaje t'i përkasësh

Dorëzoja veten ngjyrave atëherë
Vishnjes, jeshiles, mimozës. Parajsës,
ose t'i përkasesh të bukurës Pranverë.

Ja pra kështu do ta jetosh jetën

Pa shumë zotërime, pa shumë përkatësi
Sikur nga çasti në çast do të të lërë vetëm....
Sikur do ish e jotja në pafundësi....


Can YUCEL


Shqip

S.K.

©

No comments:

Post a Comment