"Mos u merzit, S'ja vlen"
U lodha se degjuari kete fjali
Per ata qe s'ja vlen nuk merzitem zaten
Cka me merzit eshte fakti
qe per sado pak kohe
ata qe s'ja vlen zemra ime i mbajti.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Saturday, December 27, 2014
Friday, December 26, 2014
Ndezur
Ke ftohtë e dashur?
Eja! Në krahët e mi një vënd po të zë.
Aq shumë shpirtin ma ke djegur
Do ngrohesh e tëra, të ftohtë s'do ndjesh më.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Eja! Në krahët e mi një vënd po të zë.
Aq shumë shpirtin ma ke djegur
Do ngrohesh e tëra, të ftohtë s'do ndjesh më.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Sunday, December 21, 2014
Në shijen e puthjes
Një poezi
Duhet të shkruaj vec një poezi
që erën e malit ta ketë rimë
dhe pikat e shiut frymëzim
Një ditë
Duhet të mbetet vec një ditë
nëse mbrapa do ngelet
një shije puthjeje në buzët e mia
Dhe në shijen e puthjes
duhet të jetë dhe poezia.
Ahmet Uysal
Shqip
S.K.
Duhet të shkruaj vec një poezi
që erën e malit ta ketë rimë
dhe pikat e shiut frymëzim
Një ditë
Duhet të mbetet vec një ditë
nëse mbrapa do ngelet
një shije puthjeje në buzët e mia
Dhe në shijen e puthjes
duhet të jetë dhe poezia.
Ahmet Uysal
Shqip
S.K.
Friday, December 19, 2014
Kudo
Po kerkoja per dashuri
Kudo
Po kerkoje per dashuri
Kudo
Por dy "kudo" te ndryshme
s'mund te kete
S.K.
Kudo
Po kerkoje per dashuri
Kudo
Por dy "kudo" te ndryshme
s'mund te kete
S.K.
Thursday, December 18, 2014
S'e thote dot
Dikush "te dua" thote
sepse permendsh e ka mesuar
Dikush s'e thote dot
se vertet ka dashuruar
Can Yucel
Shqip
S.K.
sepse permendsh e ka mesuar
Dikush s'e thote dot
se vertet ka dashuruar
Can Yucel
Shqip
S.K.
Tuesday, December 16, 2014
Stacioni i dashurise
U takuam
ne vendin qe premtuam
Por jo ne te njejtin mengjes
Une mberrita
njezet vjet me pare dhe prita
Ndersa ti me njezet vjet vonese
Jam plakur
tashme ty duke te pritur
Ti e re ngaqe me le te pres.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Monday, December 15, 2014
Ti je dehja ime
Ti je dehja ime
qe veten ma ka marre.
As ta marr nuk mundem
as s'dua ta marr.
Me koken e rende si varr
me rrobat perbaltur
me gjunjet e care
kah fari yt vezullues
veten terheq zvarre.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
qe veten ma ka marre.
As ta marr nuk mundem
as s'dua ta marr.
Me koken e rende si varr
me rrobat perbaltur
me gjunjet e care
kah fari yt vezullues
veten terheq zvarre.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Saturday, December 13, 2014
Merak
"Njeriut,
cfarëdo lloj gjëje në jetë
i vjen nga meraku" thonë të vjetrit
Bukuri!
Unë po filloj të kem merak per ty
e ti eja, më mos prit!
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
cfarëdo lloj gjëje në jetë
i vjen nga meraku" thonë të vjetrit
Bukuri!
Unë po filloj të kem merak per ty
e ti eja, më mos prit!
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Friday, December 12, 2014
Vetmi
Qesh, dhe bota me ty qesh e luan
Qaj, dhe vetem do mbetesh ne vaj
Se kjo toke e motshme trillet i merr hua,
por i mjaftojne hallet e saj
Kendo, dhe malet thejne heshtjen
Psheretij, dhe tretet me nje fryme
Jehonat ngerthejne zerat e hareshem,
por tkurren ne thirrjen plot trishtim
Ngazellehu, dhe te gjithe tek ty vijne
Lengo, dhe te tere te lene pas
Gatiten te ta perpijne kenaqesine,
por mjerimin kurrkush s'ta qas
Gezohu, dhe miqte i ke te zjarrte
Brengosu, dhe te gjithe i humbet
Askush s'ta refuzon veren e nektarte,
por vrerin e jetes duhet ta pish vete
Festo, dhe plot e perplot i ke sallonet
Agjero, dhe bota te kalon perbri
Fito dhe jep. Te ndihmon ne jete,
por te vdesesh s'te ndih njeri
Ne sallat gazmore ka vend te majme
edhe per trenin ekspres te lindjes,
por rradhe teke duhet te mbajme
ne skuten e ngushte te dhimbjes
ELLA WHEELER WILCOX
Shqiperoi nga anglishtja
S.K.
©
Qaj, dhe vetem do mbetesh ne vaj
Se kjo toke e motshme trillet i merr hua,
por i mjaftojne hallet e saj
Kendo, dhe malet thejne heshtjen
Psheretij, dhe tretet me nje fryme
Jehonat ngerthejne zerat e hareshem,
por tkurren ne thirrjen plot trishtim
Ngazellehu, dhe te gjithe tek ty vijne
Lengo, dhe te tere te lene pas
Gatiten te ta perpijne kenaqesine,
por mjerimin kurrkush s'ta qas
Gezohu, dhe miqte i ke te zjarrte
Brengosu, dhe te gjithe i humbet
Askush s'ta refuzon veren e nektarte,
por vrerin e jetes duhet ta pish vete
Festo, dhe plot e perplot i ke sallonet
Agjero, dhe bota te kalon perbri
Fito dhe jep. Te ndihmon ne jete,
por te vdesesh s'te ndih njeri
Ne sallat gazmore ka vend te majme
edhe per trenin ekspres te lindjes,
por rradhe teke duhet te mbajme
ne skuten e ngushte te dhimbjes
ELLA WHEELER WILCOX
Shqiperoi nga anglishtja
S.K.
©
Wednesday, December 10, 2014
Unë shumë qesh
Mos i vë re fjalët e zymta që shkruaj!
Unë shumë qesh.
Dhe që e qeshura është trup i huaj
askush s'e merr vesh.
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Unë shumë qesh.
Dhe që e qeshura është trup i huaj
askush s'e merr vesh.
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Tuesday, December 9, 2014
Sa keq
Sa keq kur njeriu mes zemrës dhe mendjes
në udhëkryq mbetet.
Sa keq kur ndodhet vetëm një çast pranë,
por një shekull larg endet
në udhëkryq mbetet.
Sa keq kur ndodhet vetëm një çast pranë,
por një shekull larg endet
Sa dhimbje kur njeriu, atë çka diti,
nuk e shprehu dot
"Une" tha, dhe heshti
"Ti" tha, dhe syri iu perlot
nuk e shprehu dot
"Une" tha, dhe heshti
"Ti" tha, dhe syri iu perlot
Nazim Hikmet Ran
Shqip
S.K.
S.K.
Ah sikur
Ah sikur te ruaja vetem pak pjese
nga lumturia e madhe e femijerise.
Ta fshihja e ta kisha per te tilla kohe
Duhet here pas here jo per gje...
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
nga lumturia e madhe e femijerise.
Ta fshihja e ta kisha per te tilla kohe
Duhet here pas here jo per gje...
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Saturday, December 6, 2014
Të mendosh për ty
Të mendosh për ty është lumturi,
është shpresë,.... është jetë.....
Është si të dëgjosh këngën më të bukur
nga zëri më i ëmbël në planet.
Por tashmë shpresa mua
deri këtu më mjaftoi.
Të dëgjoj këngë nuk dua.
Dua të këndoj.
Nazim Hikmet Ran
Shqip
S.K.
është shpresë,.... është jetë.....
Është si të dëgjosh këngën më të bukur
nga zëri më i ëmbël në planet.
Por tashmë shpresa mua
deri këtu më mjaftoi.
Të dëgjoj këngë nuk dua.
Dua të këndoj.
Nazim Hikmet Ran
Shqip
S.K.
Friday, December 5, 2014
Folu për mua
Do hyjnë, do dalin....
"Si unë s'të do askush"
do të të thonë...
Atyre folu pak për mua...
Anonim
Shqip
S.K.
"Si unë s'të do askush"
do të të thonë...
Atyre folu pak për mua...
Anonim
Shqip
S.K.
Thursday, December 4, 2014
Ditën që të vjen liria
Në ditën që të vjen liria
është e ndaluar të vdesësh.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
është e ndaluar të vdesësh.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Wednesday, December 3, 2014
Ironia Dibrane
Trevat e tjera Shqiptare i thurin kenge heronjve lokale (Mic Sokolit, Cerciz Topullit, Jakup Ferrit etj.), Dibranet ia thurin Hajredin Pashes. Kaq pak mjafton per te kuptuar ironine Dibrane
S.K.
Fjalë e mitur
Nuk i beson dot askujt ?!
C'është kjo fjalë e mitur?
Nuk ka dicka të tillë më saktë.
"Nuk i beson dot askujt,
ngaqë dikujt i besove dikur"
doje te thoje në fakt.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
C'është kjo fjalë e mitur?
Nuk ka dicka të tillë më saktë.
"Nuk i beson dot askujt,
ngaqë dikujt i besove dikur"
doje te thoje në fakt.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Monday, December 1, 2014
Bukur më mbaj mend!
Bukur më mbaj mend!
Këta janë rrjeshtat e fundit...
Mendomë si erë që rend e rend
dhe për pak kohë nga jeta jote fryu...
Ose si një rrëke shiu
që vrullshëm u mblodh në rrugicën tënde
e më pas toka e përpiu...
Ika përhumbtazi...
Ndoshta isha një ëndërr për ty.
U zgjove, hape sytë dhe
aq e pata unë i ziu....
Të lutem bukur më mbaj mend!
Sepse të desha, cdo gjënë tënde
Me ty u bëra mik, i ngushtë
Qave në krahët e mi
Cdo mangësi tënden s'ta thashë dot në sy
Dhe tani që e mendoj...mirë bëra
Më mërzite, por nuk t'u zemërova
Isha mësuar me të tëra...
Të lutem bukur më mbaj mend....
Këta janë rrjeshtat e fundit...
Mendomë si erë që rend e rend
dhe për pak kohë nga jeta jote fryu...
Ose si një rrëke shiu
që vrullshëm u mblodh në rrugicën tënde
e më pas toka e përpiu...
Ika përhumbtazi...
Ndoshta isha një ëndërr për ty.
U zgjove, hape sytë dhe
aq e pata unë i ziu....
Të lutem bukur më mbaj mend!
Sepse të desha, cdo gjënë tënde
Me ty u bëra mik, i ngushtë
Qave në krahët e mi
Cdo mangësi tënden s'ta thashë dot në sy
Dhe tani që e mendoj...mirë bëra
Më mërzite, por nuk t'u zemërova
Isha mësuar me të tëra...
Të lutem bukur më mbaj mend....
Kahraman Tazeoglu
Shqip
S.K.
S.K.
Sunday, November 30, 2014
Por
Gjithmone ti kishe
"Ty te dua por..."et e tua.
Ndersa une gjithnje
"...por une ty te dua"
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
"Ty te dua por..."et e tua.
Ndersa une gjithnje
"...por une ty te dua"
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Saturday, November 29, 2014
Udhëtim në ty
Kam dëshirë te bëj një udhëtim në ty
Vajtje vetëm......ku s'pihet duhani
Prema një biletë që të con në zemër
Dua të ulem nga ana e xhanit
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
S.K.
Vlere
Ndoshta ai eshte aq i cmuar
sa te vleje cdo gje per ty.
Por edhe ti s'je aq e lire
sa te mos vlesh asgje per te.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Friday, November 28, 2014
Një dashuri e këtillë
Mbi kraharorin tim
fryma jote e lagësht
herë iken herë vjen...
Ne të dy nuk shtrihemi bashkë
As nuk jetojmë
Ne jemi ne garë
se cili nga ne
vdekjen do ta vrasë më parë
Can Yucel
Shqip
S.K.
fryma jote e lagësht
herë iken herë vjen...
Ne të dy nuk shtrihemi bashkë
As nuk jetojmë
Ne jemi ne garë
se cili nga ne
vdekjen do ta vrasë më parë
Can Yucel
Shqip
S.K.
Ndryshim
Një kafshë e hollë e gjatë
veten përplaste mbi gur.
C'të ketë vallë kafsha e ngratë?
Ndoshta inat, ndoshta lengatë,
ndoshta për të dhënë shpirt kërkon qivur.
"Jo zotëri"- më foli nje zë i thatë.
-Kafsha thjesht po ndërron lekurë.
Keshtu e shpjegojmë kete zemëratë.
Ehh... Edhe ne i ndërronim klasat dikur...
Can Yucel
Shqip
S.K.
S.K.
Tuesday, November 25, 2014
Nuk është çështje mendsh
"Po të sillesha ndryshe, ndoshta do më donte..."
mos ta dëgjoj përsëri.
Sa ndryshe kujton se u soll ai kur ti re në dashuri?
Nuk është aspak çështje mendsh kjo punë
Po e deshi zemra, çdo gjë tjetër ka marrë fund.
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
mos ta dëgjoj përsëri.
Sa ndryshe kujton se u soll ai kur ti re në dashuri?
Nuk është aspak çështje mendsh kjo punë
Po e deshi zemra, çdo gjë tjetër ka marrë fund.
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Monday, November 17, 2014
...
Ditet qe te njoha ty...
Cilat dite ishin ato?
E cuditshme si ndryshon aq shpejt njeriu
Shume e larget duket pjesa para teje
Edhe kujtimet sikur i ke marre mesysh
Erdhe ne tavoline, u ule dhe..
Jeten si Krisht ma ndave ne dysh
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Friday, November 14, 2014
Nuk harrojnë
Që femrat nuk harrojnë kurrë,
s'është aspak e vërtetë
Kur janë të detyruara
ato çdo gjë mund të harrojnë
Por se çfarë harruan....
s'e harrojnë kurre në jetë
s'është aspak e vërtetë
Kur janë të detyruara
ato çdo gjë mund të harrojnë
Por se çfarë harruan....
s'e harrojnë kurre në jetë
Küçük İskender
Shqip
S.K.
S.K.
Wednesday, November 12, 2014
Nese
Braktisjet aq te rendesishme s'do te ishin
nese s'do linin zbrazeti te pamundura per t'u mbushur
Edhe largimet me te gjata aq padurim s'do kishin
nese do fillonin nga vendi me i bukur
nese s'do linin zbrazeti te pamundura per t'u mbushur
Edhe largimet me te gjata aq padurim s'do kishin
nese do fillonin nga vendi me i bukur
Te qash nuk eshte e turpshme aspak
nese pika e lotit nga thellesia e shpirtit te vjen
Vjedhja nuk ta perskuq fytyren flake
nese zemren e dikujt rremben
nese pika e lotit nga thellesia e shpirtit te vjen
Vjedhja nuk ta perskuq fytyren flake
nese zemren e dikujt rremben
Nga dashuria s'ka asgje per t'u trembur
nese para saj njeriu do hiqte cdo lekure
Nuk do ndrydhte aq shume zemra zeri i njohur
nese ne ate vend nuk do degjohej me kurre
nese para saj njeriu do hiqte cdo lekure
Nuk do ndrydhte aq shume zemra zeri i njohur
nese ne ate vend nuk do degjohej me kurre
Perqafimet e ngurta shume shpejt do harroheshin
nese s'do mbeshtilleshin me aq dashuri
Syte e medhenj geshtenje ne vagellim do kridheshin
nese s'do bartnin sadopak cmenduri
nese s'do mbeshtilleshin me aq dashuri
Syte e medhenj geshtenje ne vagellim do kridheshin
nese s'do bartnin sadopak cmenduri
* * * * * * * * * * *
Pas ikjes tende vetem do te mbes....
Nga vetmia nuk kam frike ne fakt
Po sikur te me vije deshira per te te shtrenguar duart fort e dashur?
Nga vetmia nuk kam frike ne fakt
Po sikur te me vije deshira per te te shtrenguar duart fort e dashur?
Ke do merrte malli per djersen e pellembes tende?
Kush do te donte te zgjatej gishtave te tua
nese nje te shkuar te mrekullueshme vertet
me ty s'do ta kishte perjetuar?
Kush do te donte te zgjatej gishtave te tua
nese nje te shkuar te mrekullueshme vertet
me ty s'do ta kishte perjetuar?
Fragment nga poezia "Nese" e Can Yucel
Shqip
S.K.
S.K.
Thursday, November 6, 2014
Bashke
Bashke do bejme gjithcka e dashur.
Bashke do ndajme cdo mekat
Rakine ne nje gote e dashur
Mohimin me nje goje
Epshin ne nje shtrat.
Vetem per dicka kam frike e dashur
Po sikur ne ferre te ndryshme te na cojne?
Kucuk Iskender
Shqip
S.K.
Bashke do ndajme cdo mekat
Rakine ne nje gote e dashur
Mohimin me nje goje
Epshin ne nje shtrat.
Vetem per dicka kam frike e dashur
Po sikur ne ferre te ndryshme te na cojne?
Kucuk Iskender
Shqip
S.K.
Wednesday, November 5, 2014
Mos ik
Vetmia shume e meson njerine
thone te motshmit.
Por ti prape mos ik!
Une i pagdhendur le te mbetem.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Yalnızlık çok şey katarmış insana
ama sen gitme ben cahil kalayım.
thone te motshmit.
Por ti prape mos ik!
Une i pagdhendur le te mbetem.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Yalnızlık çok şey katarmış insana
ama sen gitme ben cahil kalayım.
Sunday, October 26, 2014
Miqtë
Miqtë janë si lumenj të rrjedhshëm
Dikush vjen rrëmbimthi, dikush paqësisht.
Tek dikush duart lajmë vetëm.
Tek dikush shpirtin tërësisht.
Dikush vjen rrëmbimthi, dikush paqësisht.
Tek dikush duart lajmë vetëm.
Tek dikush shpirtin tërësisht.
Can Yucel
Shqip
Shqip
S.K.
Dostlar ırmak gibidir
Kiminin suyu az, kiminin çok
Kiminde elleriniz ıslanır yalnızca
Kiminde ruhunuz yıkanır boydan boya
A mund ta ndash?
Ti me mua turravrapin mes reve bardhoshe
Ti me mua takimin ne ndarjen e parakohshme
A mund ta ndash?
Ti me mua takimin ne ndarjen e parakohshme
A mund ta ndash?
Gonxhen qe cel kur rrezen e diellit nuhat.
Jeten qe lulezon ne shtratin e perroit te thate
Token qe cdo mbremje zgjon vetmine
Gjethen qe gezon nje hije cdo agim.
Me mua a mund ta ndash?
Jeten qe lulezon ne shtratin e perroit te thate
Token qe cdo mbremje zgjon vetmine
Gjethen qe gezon nje hije cdo agim.
Me mua a mund ta ndash?
Ti me mua aromen e shiut kur bie
Cicerimen e harabelit ne dritare
Kafazin e zogut qe kerkon hije
ne pellemben enderrimtare.
Me mua a mund ta ndash?
Cicerimen e harabelit ne dritare
Kafazin e zogut qe kerkon hije
ne pellemben enderrimtare.
Me mua a mund ta ndash?
. . . . . . . . . . . . . . . . . .
Nurullah Genç
Shqip
S.K.
S.K.
Friday, October 17, 2014
Dy rrugë
Dy rrugë m'u ndanë në një pyll vjeshtak
T'i shihja të dyja s'kisha mundësi
Përpara tyre qëndrova gjate...
Me sy ndoqa njërën larg
se si përhumbej në drizëri.
T'i shihja të dyja s'kisha mundësi
Përpara tyre qëndrova gjate...
Me sy ndoqa njërën larg
se si përhumbej në drizëri.
Pastaj vështrova udhën tjetër
dhe ndoshta nisa ta admiroj
se ish me bar dhe e paprekur,
megjithëse gjurmët lënë ndër shekuj
e kishin regjur po njësoj.
dhe ndoshta nisa ta admiroj
se ish me bar dhe e paprekur,
megjithëse gjurmët lënë ndër shekuj
e kishin regjur po njësoj.
Te dyja atë mëngjes më bene prite
me gjethe që s'i kish shkelur hap.
Te parën e lashë për tjetër ditë,
ndonëse dyshoja që perënditë
këtu do të më sillnin prapë.
me gjethe që s'i kish shkelur hap.
Te parën e lashë për tjetër ditë,
ndonëse dyshoja që perënditë
këtu do të më sillnin prapë.
Ditët, vitet rrodhën lumë
Tani s'e fsheh dot psherëtimën
Dy rrugë m'u ndanë në pyll dhe unë....
une zgjodha atë me me pak gjurmë
dhe kjo e bëri gjithë ndryshimin.
Tani s'e fsheh dot psherëtimën
Dy rrugë m'u ndanë në pyll dhe unë....
une zgjodha atë me me pak gjurmë
dhe kjo e bëri gjithë ndryshimin.
Robert Frost
Shqip
S.K.
S.K.
© Saimir Kamberi
Sunday, October 5, 2014
Çdo gjë fshihet në ty
Je e rëndë aq sa toka të tërheq
E lehtë aq sa krahët fëshfërijnë
E gjallë aq sa zemra të troket
E re aq sa sytë shohin largësinë
Je e mirë aq sa ata që ke dashur
E keqe aq sa ata që ke urryer në jetë
Çfarëdo ngjyre pastë syri e faqja
Ajo çka sheh tjetri përballë është ngjyra jote e vërtetë
Mos i mbivlerëso ato çka ke jetuar
Sa të rrosh, aq më shumë fundit i afrohesh
Sado vite të kesh mbi shpinë
Jeta zgjat aq sa të dashurosh
Je e lumtur aq sa mund te qeshësh
Aq sa do të qash............e trishtë
Dhe mos mendo që çdo gjë mbaroi
Për çdo ngashërim, një ditë do të qeshësh sërish
Në lindjen e diellit ndodhet vlera që të dha natyra
Dhe ti je njerëzore për aq vlerë sa tjetrit i jep
Nën driten e hënës ndodhet malli për të dashurin
Dhe aq mall sa të ndjesh, me të aq afër je
Nëse një ditë do të thuash gënjeshtër
Aq sa te kenë besim tek ty, lëri ta besojnë
Mos harro! Je e njomur aq sa shiu të lag
E ngrohtë aq sa rrezet e diellit të lëmojnë
Je vetëm aq sa veten të vetmuar ta ndjesh
E fortë aq sa veten të tillë ta ndjesh
E bukur aq sa.....
*****
Ja pra kjo është jeta!
Për aq kohë sa mban mend këto, do të thotë se jeton
Në të kundërt do fishkesh për çdo frymë që merr
Dhe do harrohesh aq shpejt sa tjetrin e harron
Lulja është e bukur aq sa vaditet
Trumcaku i dashur aq sa cicëron
Femija, aq sa qan, i vogël
Dhe ti e ditur aq sa mëson
Mëso edhe këtë!
Do dashurohesh aq sa dashuron.
Can Yucel
Shqip
S.K.
Saimir Kamberi ©
Saimir Kamberi ©
Monday, September 22, 2014
Eja
Me vete merr vetmine dhe eja!
Nuk do te merzitemi, droje mos ki.
Vetmia jote me timen do flasin.
Ne heshtim perseri.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Nuk do te merzitemi, droje mos ki.
Vetmia jote me timen do flasin.
Ne heshtim perseri.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Friday, September 5, 2014
Çdo femër
Çdo femër
është pak qiell
pak lule
pak lodhje
pak freski.
Është pak muzg
pak jetë
pak ëndërr
pak imagjinatë.
Por mbi të gjitha
është "Nënë"
Dhe sa shumë
i shkon për shtat....
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Origjinali:
është pak qiell
pak lule
pak lodhje
pak freski.
Është pak muzg
pak jetë
pak ëndërr
pak imagjinatë.
Por mbi të gjitha
është "Nënë"
Dhe sa shumë
i shkon për shtat....
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Origjinali:
Her kadın,
biraz gökyüzüdür,
biraz çiçek.
Biraz yorgunluktur,
biraz serinlik.
Biraz hayaldir kadın,
biraz hüzün.
Biraz hayattır,
ama daha çok,
‘annedir’ kadın.
Ne de çok yakışır..
biraz gökyüzüdür,
biraz çiçek.
Biraz yorgunluktur,
biraz serinlik.
Biraz hayaldir kadın,
biraz hüzün.
Biraz hayattır,
ama daha çok,
‘annedir’ kadın.
Ne de çok yakışır..
Monday, June 16, 2014
As tjetër njeri
Të vështirë e kam "Ku je?" kur më thua
Në një vend të cuditshëm ndodhem tani
Nga këtu as ty s'mund të të dua
Përvec teje, as tjetër njeri
Në një vend të cuditshëm ndodhem tani
Nga këtu as ty s'mund të të dua
Përvec teje, as tjetër njeri
Kahraman Tazeoğlu
Shqip
S.K.
S.K.
Wednesday, June 4, 2014
jetoni per vete
Ju lutem lereni kete togfjaleshin "vdes per ty"
Ne fillim, te jetoni per vete mesoni
Pastaj vdisni per te tjeret sa te doni
Can Yucel
Shqip
S.K.
Ne fillim, te jetoni per vete mesoni
Pastaj vdisni per te tjeret sa te doni
Can Yucel
Shqip
S.K.
Saturday, April 5, 2014
mund
Syte e tu mund te flasin ndoshta
Por une nuk di syisht
Une di qetesisht
Xhentilisht
Pafajesisht
Cemal Süreya
Shqip S.K.
Origjinali
Por une nuk di syisht
Une di qetesisht
Xhentilisht
Pafajesisht
Cemal Süreya
Shqip S.K.
Origjinali
Belki de konuşuyordur gözlerin;
ama ben gözce bilmiyorum ki;
sessizce biliyorum,
usulca biliyorum,
masumca biliyorum..
Thursday, April 3, 2014
Shik
Femra
qe eshte
femer
gjithmone shik
duhet te jete
Ecja
Qendrimi
Qeshja
Veshtrimi
........
dhe ikja madje !
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
qe eshte
femer
gjithmone shik
duhet te jete
Ecja
Qendrimi
Qeshja
Veshtrimi
........
dhe ikja madje !
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Për herë të parë
Për herë të parë
në jetën time
"kujdesu për veten"
më tha dikush
E kish kuptuar
me sa duket
që unë po i mbaja
zemrën bojëprush
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Origjinali
Hayatımda ilk kez birisi bana "Kendine çok dikkat et" dedi sadece.
Anlamış onun kalbini taşıdığımı herhalde
në jetën time
"kujdesu për veten"
më tha dikush
E kish kuptuar
me sa duket
që unë po i mbaja
zemrën bojëprush
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Origjinali
Hayatımda ilk kez birisi bana "Kendine çok dikkat et" dedi sadece.
Anlamış onun kalbini taşıdığımı herhalde
Subscribe to:
Comments (Atom)
