Monday, December 1, 2014

Bukur më mbaj mend!


Bukur më mbaj mend!
Këta janë rrjeshtat e fundit...
Mendomë si erë që rend e rend
dhe për pak kohë nga jeta jote fryu...
Ose si një rrëke shiu
që vrullshëm u mblodh në rrugicën tënde
e më pas toka e përpiu...
Ika përhumbtazi...
Ndoshta isha një ëndërr për ty.
U zgjove, hape sytë dhe
aq e pata unë i ziu....
Të lutem bukur më mbaj mend!
Sepse të desha, cdo gjënë tënde
Me ty u bëra mik, i ngushtë
Qave në krahët e mi
Cdo mangësi tënden s'ta thashë dot në sy
Dhe tani që e mendoj...mirë bëra
Më mërzite, por nuk t'u zemërova
Isha mësuar me të tëra...
Të lutem bukur më mbaj mend....
Kahraman Tazeoglu
Shqip
S.K.

No comments:

Post a Comment