Thursday, March 28, 2013

Atehere e kuptova

Ato cka perpiqeshe te me shpjegoje prej kaq kohesh....
kur gjeta vetveten....atehere i kuptova.

Cdokush paska nje menyre te veten per te qene i lumtur
Kur gjeta menyren time...atehere e kuptova.

Jeta mesoheshka vetem duke u jetuar. Jo me te mesuar e me te degjuar!
Pse s'mi tregoje ato cka dije....atehere e kuptova.

Cdo dite pa dashuri ne zemer....paska qene e humbur
Pse vrapoje kembezbathur pas saj...atehere e kuptova.

Kur loti ndillet nga e verteta e hidhur,...nuk dilka nga syri
Pse nuk qaje asnjehere...atehere e kuptova.

Te ngazellesh ate qe qan qenka me me vlere se te qash bashke me te
Kur ma shnderroje lotin ne buzagaz...atehere e kuptova.

Shumekush mund ta preke dike, por vetem ai qe do mund ta lendoje
Kur me lendoje pa mase.....atehere e kuptova.

Jo mos i genjyeri, por mosfshehja e se vertetes paska qene marifeti
Kur e le zemren ne doren time....atehere e kuptova.

Te thuash "Kam nevoje per ty. Eja!" qenka te qenit i forte.
Kur te thashe "ik".....atehere e kuptova.

Kur te thone "ik", te thuash "Jo! Dua te qendroj." do te thote te duash
Kur me the "ik" dhe u largova....atehere e kuptova.

Dashuria per ty... si femije i llastuar paska qene.... Sa here rrezohej, qante e qurravitej.
Kur u rrita dhe mbi vetvete u mbeshteta.....atehere e kuptova.

Jo "Me vjen keq", por "Me fal" paska qene pendimi
Vetem kur u pendova thelle.....atehere e kuptova.

Dashuria paska qene perpjekje. 
Dhe perpjekje "Te duash sa te mos heqesh dore por dhe aq sa ta lesh te lire" dashka te thote....Kete e kuptova.

Can Yucel

Shqip 
S.K.

No comments:

Post a Comment