Thursday, March 28, 2013

Bashke me mua

Kur them ''po iki'',
fjalen "Qendro!" ta degjoj nuk dua
Por te thone "Mos ik vetem!" 
e te vijne bashke me mua.

Can Yucel

Shqip.
S.K.

Plot e perplot jetoje jeten

Plot e perplot jetoje jeten!
Mos i ler "sikur"et 
ta mbeshtjellin gojen!
Dhe dashuro dike qe...
dita per diellin, nata per yjet
mos ta kete nevojen.

Can Yucel

Shqip
S.K.

Muza frymezimi

Nga natyra nuk jam fjalerende.
Thjesht muzat e mia te frymezimit jane bushtra.

~Can Yucel~

Shqip S.K.

Deti me i bukur...

Deti me i bukur 
eshte ai ende i pavajturi.
Me i bukuri femije akoma s'eshte rritur.
Ditet me te bukura akoma s'i kemi jetuar.
Dhe fjala me e bukur qe dua te te them 
eshte ajo qe ende sta kam thene.

Nazim Hikmet Ran

Shqip: S.K.

Ti ne telefon

E ku ka myzhde me te mire se kjo?
"Alo" kur me thua ti ne telefon
Zeri yt me foli dhe dert mbeti ne koke?
"Si je" kur me thua ti ne telefon

Sonte per ty valles do t'ia marr
Ne kembe do ta ngre k'te qytetin tone
Zerin ta degjova dhe sillem si i marre
"Je i krisur" me thua ti ne telefon

"Kujdesu per veten, cdo nate mos pi
Paksa....edhe per shendetin mendo
Te dua pa mase dhe me cmenduri...
..Qe ta dish" me thua ti ne telefon

Ah kjo lumturia sa e lehte paska qene
Vleren e dashurise kur dikush e cmon
Le te thone cte duan, ta vuash ia vlen
"Sa i pervuajtur" me thua ti ne telefon

***

E pra dashuria e hollonka njerine
Mendjen ne vise te pashkelura ia con
Me floket e tua thurka poezine
"Levdata" me thua ti ne telefon

"Mos pi!" po me thua. hajde mos u cmend
"Ngrihu mbush nje gote" thua pak me vone
"Ngrije nje dolli per shendetin tend...
Gezuar" me thua ti ne telefon

***

Ah sikur ta dije c'do doja tani
Te mundje te vije vetem nje sekonde
Ta merrje ta ndaje, holle sic di ti
"Portokall" me thua ti ne telefon

Me fal ndonjehere me ze koka dylle
Nganjehere buzet budalleqe thone
"Po me troket porta, me duhet ta mbyll.
Mirupafshim" me thua ti ne telefon

Cemal Safi
Shqip S.K.

Atehere e kuptova

Ato cka perpiqeshe te me shpjegoje prej kaq kohesh....
kur gjeta vetveten....atehere i kuptova.

Cdokush paska nje menyre te veten per te qene i lumtur
Kur gjeta menyren time...atehere e kuptova.

Jeta mesoheshka vetem duke u jetuar. Jo me te mesuar e me te degjuar!
Pse s'mi tregoje ato cka dije....atehere e kuptova.

Cdo dite pa dashuri ne zemer....paska qene e humbur
Pse vrapoje kembezbathur pas saj...atehere e kuptova.

Kur loti ndillet nga e verteta e hidhur,...nuk dilka nga syri
Pse nuk qaje asnjehere...atehere e kuptova.

Te ngazellesh ate qe qan qenka me me vlere se te qash bashke me te
Kur ma shnderroje lotin ne buzagaz...atehere e kuptova.

Shumekush mund ta preke dike, por vetem ai qe do mund ta lendoje
Kur me lendoje pa mase.....atehere e kuptova.

Jo mos i genjyeri, por mosfshehja e se vertetes paska qene marifeti
Kur e le zemren ne doren time....atehere e kuptova.

Te thuash "Kam nevoje per ty. Eja!" qenka te qenit i forte.
Kur te thashe "ik".....atehere e kuptova.

Kur te thone "ik", te thuash "Jo! Dua te qendroj." do te thote te duash
Kur me the "ik" dhe u largova....atehere e kuptova.

Dashuria per ty... si femije i llastuar paska qene.... Sa here rrezohej, qante e qurravitej.
Kur u rrita dhe mbi vetvete u mbeshteta.....atehere e kuptova.

Jo "Me vjen keq", por "Me fal" paska qene pendimi
Vetem kur u pendova thelle.....atehere e kuptova.

Dashuria paska qene perpjekje. 
Dhe perpjekje "Te duash sa te mos heqesh dore por dhe aq sa ta lesh te lire" dashka te thote....Kete e kuptova.

Can Yucel

Shqip 
S.K.

Çelësi

I foluri është aroma e heshtjes
Ose hesht ik, ose fol eja, në mes mos qëndro!
Gënjeshtra është llumi i frikës
Bëju i drejtë dhe i vrazhdë, inert dhe i sjellshëm JO!

Özdemir Asaf

Shqip S.K.

Si te tjerat

Me ndjenjat e mia në ujdi rashë sot
Një fryme pa magji tashmë i përngjan
Thellë në brendësi të zemrës sime bosh
Je si një tingull që jehonat shuan

Përzier me të shkuarën betimi ne dashuri
Për një cast të harrova, e them me siguri
Nga zemra ime në tënden nuk ka më mëri
Njësoj si të tjerat tashme je dhe ti

Nazim Hikmet Ran

Shqip 
S.K.


Gönlümle baş başa düşündüm demin; 
Artık bir sihirsiz nefes gibisin. 
Şimdi tâ içinde bomboş kalbimin
Akisleri sönen bir ses gibisin.


Mâziye karışıp sevda yeminim,
 Bir anda unuttum seni, eminim 
Kalbimde kalbine yok bile kinim 
Bence artık sen de herkes gibisin.