Thursday, September 24, 2009

Puna me e bukur ne bote

(ne klase)

- Ç'eshte nje pune
m'e bukur ne bote
dhe mbi te me ska?-
me pyet dikush.
-Shijim i se bukures
vleres s'saj te plote-
i pergjigjem une.
Klasa syte prush....
-Po kjo s'eshte pune-
mermerin nje tjeter.
-E bukura vjen e tretur
n'elemente hutues
shpesh here te tepert
ndonjehere mashtrues.
Dhe per ta shijuar
vleren e vertete,
duhet dekantuar
e te dale ne jete.
Qe aty pastaj
duhet dashuruar.
-Po kur vjen e paster
dhe e perqendruar,
nga tretesat e ndare?
-Atehere kollaj
duhet dashuruar
me shikim te pare.

S.K.

No comments:

Post a Comment