Thursday, September 24, 2009

Bagëti e Pabindur


Merrem me bagëti, por nuk jam bari
Nuk mund te jem bari më saktë,
edhe po te dua.
Së pari se ndoshta nuk kam aftësi
Së dyti: Kjo grigjë kurrë s'dëgjoka
ato çka i thua

* * * *

Çmallje, ç'frymëzim, ç'vendlindje ç'humanë
që humanë qenkan gabimisht të lindur
Sa trille, sa tmerre, sa barinj tiranë
që i meriton vetëm bagëtia e pabindur

S.K.

No comments:

Post a Comment