Monday, April 20, 2009

Nje fjale te mire

Tringellima lajkash zgjojne kete zemer.
Ninulla te sharash e vene ne gjume.
Thashethem i lig e therret ne emer.
I prish harmonine! E lendon aq shume!

Shpesh i jam lutur te mos i degjoje.
Fjalet i merr era peshe ata s'kane.
Vertet qe te tere nuk mund te gabojne.
Te gjithe ama, as te sakte nuk jane.

Por ajo loton, gati sa s'pelcet.
Gjak ne arterie, vrer neper bote.
Faj spaskesh njerezia qe pas krahesh flet.
Por une qe kuptokam njerezine se รง'thote!

Iluzion i kote te qenit shpirtgjere.
Ba-miresia, nocion i fashitur.
Kur puna nderton nje kala me rere.
E fjala si dallge ta rrezon papritur.

Dhe kete dhuntine qe kupton te tjere.
Zoti ma dhuroi, zemren po ma prish.
Ne kur ia kerkova iu luta dhjete here.
Per te ma debuar i lutem qind fish.

Pergjigje nga lart lutjes s'i ka mberrire.
E une meditoj, veten time tres.
Se per te degjuar nje fjale te mire.
U dashka doemos te vdes!

S.K.

No comments:

Post a Comment