Tuesday, October 6, 2015

Femije



S.K.

Saimir Kamberi

Friday, October 2, 2015

Buzeqeshje


S.K

Saimir Kamberi

Tuesday, September 29, 2015

Me mire vone



Cemal Sureya

Shqip 
S.K.

Tuesday, September 15, 2015

Ndërkohë



S.K.

Saimir Kamberi ©

Wednesday, September 9, 2015

Serish per ty

Une tek ti...kuturisjen e anijes qe per ne pol merr arratine
Une tek ti...guximin e aventurierit per te eksploruar
Une tek ti...largesine
Une tek ti...te pamunduren dua
Sic sulesh ne nje pyll pranveror eshte te kridhesh ne iriset e tua
I mbytur ne djerse, i uritur dhe plot furi
dhe me zjarrmi prej gjuetari te apasionuar
dua te ta nduk mishin me dashuri
.....
Une tek ti...te pamunduren dua
por pashpresen kurresesi.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Saimir Kamberi ©

Tuesday, September 8, 2015

Titull



Cemal Sureya

Shqip 
S.K.

Sunday, September 6, 2015

Po deshi te ike


Can Yucel

Shqip 
S.K.

nje femer



Ezgin Kilic

Shqip
S.K.

Thursday, August 27, 2015

Tuesday, August 18, 2015

Per nje dite



K. Tazeoglu

Shqip
S.K.

Sunday, April 19, 2015

Po pate zemer



Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

Friday, April 17, 2015

E rreme

Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

Thursday, April 16, 2015

Pendese e dyfishte



Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

Tuesday, April 14, 2015

E preferuar



Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

Nuk jemi ne


Cemal Sureya

Shqip
S.K.

Saturday, April 11, 2015

Sot eshte e diel



Nazim Hikmet

Shqip
S.K.

Wednesday, April 8, 2015

E paplote



Can Yucel

Shqip
S.K.

Mashkullinizim



Can Yucel

Shqip
S.K.

Monday, April 6, 2015

Mengjes per mengjes



Can Yucel

Shqip
S.K.

Njepoezi



Can Yucel

Shqip
S.K.

Saturday, April 4, 2015

Thursday, April 2, 2015

Nuk jam i thjeshte

Nuk jam i thjeshte
Kam nete ku syte
kane qare deri ne gjakosje
Caste te mbeshtjella
me hare e gajasje
Nga disa me i varfer
nga shume me pasanik
si te gjithe me halle...
Kam nje zemer te afte
t'i mesoje dashurine atij qe s'e di
Nje gjuhe qe s'mallkon dot
ate qe merr arrati
Zemren me frike
kurre s'e kam ushqyer
Cka kam humbur ne jete
jane thesari im i shperndare me i vyer...


Can Yucel

Shqip
S.K.

Saimir Kamberi ©

Wednesday, April 1, 2015

Zemerluan


Ty me yjet të përngjasoj
Po aq sa ata je megjepsëse,
e bukur dhe plot terheqje
Vec në dicka nuk jeni njësoj
Ata me miliona janë,
............ti një e vetme
Can Yucel
Shqip
S.K.

Tuesday, March 31, 2015

Njeriu



Nazim Hikmet Ran

Shqip
S.K.

Monday, March 30, 2015

Pa emer ll



Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Friday, March 27, 2015

Po ike



Can Yucel

Shqip
S.K.

Thursday, March 26, 2015

I vetëdijshëm duhet të jetë njeriu


I vetëdijshëm duhet të jetë njeriu
I vetëdijishmi i vetvetes, i ndodhive të jetës
dhe rrugëve të saj duhet të jetë përherë
Duhet të vejë re ndryshimin. Dhe vënien re,
pa u vënë re duhet të bëjë ndonjëherë.

Si u krijua nga një pikë uji duhet ta vejë re
Si e nxuri barku i nënës dhe pse bota dot s’e nxe
Dhe si detyrohet ta nxenë 2 metra katrorë ne fund
Duhet ta vejë re
Dhe kjo botë, në dukje kaq e gjerë,
përpjesëtimisht me botën e përtejme, është si barku i nënës
Duhet ta vejë re
Akoma foshnjë, duart grusht sikur thonë ”bota është imja”,
dhe kur vdes, pëllëmbët hapur sikur thonë “cdo gjë po lë pas”
duhet ti vejë re
Qefinin që s’ka xhepa duhet ta vejë re
Forcën e shtypjes duhet ta vejë re më pas
Faktin që Azraeli mund të bëjë surpriza cdo cast
Si ta jetojë jetën, ashtu edhe nga duart do ti rrëshqasë
Duhet ta vejë re
......... Vazhdon.........
Can Yucel
Shqip
S.K.

Monday, March 23, 2015

Duhet të dish që



Duhet të dish që:
Diplomat e varura në mur
nuk mjaftojnë për ta bërë njerinë njeri
Duhet të dish që:
Sa më shume të përdoret,
aq më shumë i zbehet kuptimi fjalës dashuri

Duhet të dish që:
Vijën mes moslëndimit të tjetrit
dhe mbrojtjes së asaj cka beson,
s’është aspak e lehtë
ta gjesh saktë se nga kalon
Duhet të dish që:
Mes miqsh të vërtetë nuk hyn largësia
As mes dashurive të tilla
Duhet të dish që:
Familja, cdo kohë, pranë nuk të gjëndet
Dashurinë, besimin dhe vëmëndjen
edhe nga ata që s’i ke farefis i mëson
Familja nuk është biologjike gjithmonë
Duhet të dish që:
Nganjëherë nuk mjafton të falësh të tjerë
Duhet të mundesh
të falësh edhe vetveten ndonjëherë
Duhet të dish që:
Sado të të lotojë zemra dhe sytë
Bota nuk do ta ndalojë rrotullimin për ty
Duhet të dish që:
Cdo problem fsheh një shpresë brenda vetes
Dhe në prani të shpresës,
problemi gjithnjë shkurtabiq mbetet
Duhet të dish që:
Dashurinë, po të duash,
sa hap e mbyll sytë e humbet
Pendimi, edhe po të duash,
nuk të shqitet për shumë e shumë vjet
Can Yucel (Xhan Jyxhel)
Shqip
S.K.

Sunday, March 22, 2015

Grahje djepi



Can Yucel

Shqip
S.K.

Saturday, March 21, 2015

Friday, March 20, 2015

Ta dish



Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Uje


Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Perspektive



Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Thursday, March 19, 2015

Wednesday, March 18, 2015

Afrika

Cemal Sureya

Shqip
S.K.

Tuesday, March 17, 2015

Kur lind dielli



Aziz Nesin

Shqip
S.K.

Saimir Kamberi 

Sunday, March 15, 2015

Nje burre



Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Saimir Kamberi ©

Saturday, March 14, 2015

Kujtese Harrim / Harrese Kujtim



Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Saimir Kamberi ©

Friday, March 13, 2015

E shkuar


Gjurma të së shkuarës në zemër kam mbjellë

Çdo orë e zezë imja me këto gjurma shkrihet
Brengat e dikurshme shpirtin mbajnë mbështjellë
Te lindurit vdesin............. i vdekuri ngrihet


E gjithë e kaluara e paska emrin jetë

Ç'përzihet me vitet diku do nxjerrë zë
Me mall është i mbushur kujtim i dikurshëm
Mundim i së shkuarëëmbël vjen tashmë

Nazım Hikmet


Shqip 

S.K.

Saimir Kamberi ©

Thursday, March 12, 2015

Ç (udi)

Teksa unë po flija
hyre nga avllia
dhe të gjitha lulet
një nga një mi shkule

Dhe vazhdon ankohesh
me doza çudie
pse të hynë në bahçe
teksa ti po flije 

Özdemir Asaf

Shqip 
S.K.

Saimir Kamberi ©

Lajmerim

Do te vije nje dite
kur te gjithe qe jane gjalle
nuk do te jetojne
Dhe te gjithe qe jane jetuar
nuk do te vdesin

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Wednesday, March 11, 2015

Pike

Nese do me genjente
do te mjaftohesha
por me genjeu...

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Une ti ai

Ai shikon veç agun tënd
Unë dhe natën...

Ti nuk sheh asgje veç natës
Unë edhe agun tënd...

Nazim Hikmet

Shqip

S.K.

Saimir Kamberi ©

Shtëpi


Sa here vijme ngjitur, ndodhemi më larg

Kurdo jemi bashkë ndihemi më jetimë
Një dhimbje shpuese pa vend e pa cak...
Ti je e vetmuar..............unë në veçim

Nga oxhaku ynë një mundim tymon

Mure të padukshëm kemi thurur mes nesh
Pëçudi u bëmë mur i vetes tonë
Ngado që të kthehemi me veten biem ndesh

Aziz Nesin


Shqip

S.K.

Saimir Kamberi ©


Tuesday, March 10, 2015

E bukur

Ah ky muze ky muze
Kur e vizitoj me ty me eshte i bukur
Ne sallonet pa njeri
Te te puth ne buze me ben te lumtur

Ah kjo raki kjo raki
Kur e pi me ty me eshte e mire
Le te thone cfare te duan
Buzet e tua me alkol me jane embelsire

Ah kjo jete kjo jete
Kur e rroj me ty duket e permbushur
Ah ti, capkene ti
Vetem prane meje me je e bukur

Aziz Nesin

Shqip
S.K.



Monday, March 9, 2015

Shihemi


Supozojmë se të zuri shiu një ditë
I begati nga retë me gjyma po bie
Tej në horizont dielli ka zënë pritë
Tipik shi vere............shi dashurie

Pikëlat e kristalta vezullueshëm bien

Palat e fundit lozin me hapin e shpeshtuar
Veten struk nxitimthi në strehën e një shtëpie
Pikërisht tek porta do të më gjesh mua

* * * *


Supozojmë se te erdhi dëshira një mëngjes

herët të zgjohesh e të lahesh në det
Uji si qilim i nderë zemrën sec ta ndez
Egjeu, ky det i madhërishëm s'flet

Ndërkohë të kridhesh, fort ta ka ënda

Luspat të verbojnë tek noton mes peshqsh
Algash, kocash, sardelesh të argjëndta
Pikërisht mes tyre mua do të më gjesh

* * * *


Supozojme një person, gojëtar në tërësi

Në sheshin Taksim me sytë plot shkëlqim
Ka mbledhur nje turmë ku bën pjesë dhe ti
dhe flet për të rinjtë e për ardhmërine.

"Përpara për liri dhe për lumturi" thërret

"Me dashuri ta nisim e ta kryejmë cdo punë"
Si gjethet pas shiut sytë e tu plot jetë
për një cast kthehen....pranë të jam unë


Can Yucel


Shqip

S.K.

Saimir Kamberi ©


Mengjesi

Mbi vaktet e te ngrenit
c'mendim keni nuk e di
Por mengjesi permban
se s'ben sadopak lumturi.

Cemal Sureya

Shqip
S.K.

Sunday, March 8, 2015

Qoshet e rrumbullakes

Nese ne dashuri bie me zemer, digjesh.
Po re me zgjuarsi, piqesh ne flake.

Nese bie me mendje, cmendesh
Po re me ndjenja, behesh qesharak

Po nuk re fare perzihesh me turmen, shtypesh
Nje rruge zgjidh. Mos shiko ashtu si torollak

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Vartesi

Vartesia pa dashuri,
njerine,
sa me shume qe rron
drejt nje jete vrastare
e zvarrit.

Vartesia me dashuri,
njerine,
sa me shume qe vret
drejt nje jete qe te mban gjalle
e percjell

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Deshira e pare

Si shpjegohet qe pytejen
"Cila eshte deshira jote e fundit?"
e kemi hasur shpesh
Nderkohe qe pyetjen
"Cila eshte deshira jote e pare?"
pothuajse fare s'e kemi degjuar.

Sepse kete te dyten
s'ia pyeti askush askujt
nga frika e tepruar.

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Gjethet e shpreses


Behu nje pranvere e tille qe gjethet te te druhen
Nje vjeshte e tille qe gjethet te dish t'i mbash
Dhe kur nga ererat dimerake te zverdhen te shuhen
T'i harrosh ngadale......... per to te mos qash

Te erdhen nga pas. Pas hijes t'u zvarriten.
Ne hidherim e ne gezim t'u gjenden si pak kush
Me ty lulezuan...............me ty u veniten
Plot gjethe te shpreses le te lindin pas jush

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Saturday, March 7, 2015

Vlera e vertete

Vlera e vertete,
zbrazetine,
nuk ta mbush kollaj
Perkundrazi,
te krijon zbrazeti
me ikjen e saj

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Llogari

Cka fitova mbaruan,
cka humba me mbeten
Cka degjova i kam
cka thashe u treten
Ne qarkun e mendimit
te shtetit te dijes.
Cka dhashe mesim mi moren
cka nxura me vlejten

Ozdemir Asaf

Shqip
S.K.

Thursday, March 5, 2015

Guximshem

Sa me shume njoh ata
qe dashurojne me frike,
aq me shume i dua ata
qe guximshem thone "Ik".

Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

Wednesday, March 4, 2015

Me kohen


Po u pergjigjem atyre te zgjuarve te dynjase
qe thone "Me kohen cdo gje kalon"
"Me kohen kalon vec koha". Le t'u flase
e t'u shpjegoje te tjereve ai qe e kupton.

Cemal Sureya

Shqip
S.K.

Merre me vete

Kthehu!
Dhe mekatin qe tek une te mbeti
merre me veti.
Pastaj ik!
Dhe sic ta meritosh
ashtu qendrofsh.

Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

E perbashket

Vetem dicka te perbashket kishim ne te dy
Edhe une edhe ti te dashuronim ty

Kahraman Tazeoglu

Shqip
S.K.

Monday, March 2, 2015

Kjo eshte dashuri

Nese bukurine ia sheh gjithkush,
per mua eshte pak e bukur
Nese e di cdokush,
nuk eshte aspak e bukur
Nese bukurine ia shoh vec une,
kjo eshte dashuri
Nese e di vec une,
eshte terheqje
Dhe nese nuk e sheh askush.
eshte vetmi.


ÖZDEMİR ASAF

Shqip
S.K.

Saimir Kamberi ©

Saturday, February 14, 2015

Friday, January 30, 2015

Miku im

Nëse një ditë loti syrin ta ka veshur
Më thirr,  ashtu sic je,  me lot në sy
Nuk të premtoj që do të të bëj për të qeshur
Por mund të qaj bashkë me ty

Nëse një ditë ke ndërmend të ikësh larg

Më thirr pa më të voglin dyshim
Që do të të ndaloj, fjalën nuk ta jap
Por bashkë me ty mund të marr arratinë

Nëse një ditë s'ke ëndje të flasësh me askënd

Të më thërrasësh mos ki drojë
Pranë teje qetësisht do të zë vënd
Do bisedojmë në heshtje, të premtoj.

Por nëse një ditë do të më thërrasësh

Dhe s'do marrësh përgjigje gjëkund
Me një frymë eja të më shohësh
Ndoshta ai që ka nevojë jam unë

Autor i panjohur


Shqipëroi nga Turqishtja

S.K.
(Saimir Kamberi © )



Thursday, January 29, 2015

Me mua rri

Me dhe nje gonxhe
merre trendafilin
Me dhe nje fare
frutin merre ti
Me dhe nje dege
merre gjithe pyllin
Te dhashe boten time
me mua rri

Aziz Nesin

Shqip
S.K.

Tuesday, January 27, 2015

Si kjo jetë

Sikur dorën nuk ma pate lëshuar kurrë
Mungesën tënde në vetvete e besova
...............................................durova

Sikur nuk ka asnjë histori
me përfundim të trishtë
Fundin tonë të bukur e pandeha....
........nuk ishte i tillë

Moti po i ftoh mëngjeset
Këto ditë ti do kesh ftohtë,e di
Të lutem vishu trashë e bëj kujdes
dhe në mëndje stinën e verës sill

* * * * 

Ti je rebele, e pamëshirshme
Je hipokrite je e padrejtë
Dhe mëkatare dhe e pafajshme
Si kjo jetë ...........Si kjo jetë

Toygar Isikli

Shqip
S.K.
(Saimir Kamberi ©)

Saturday, January 24, 2015

Permallim

Sa shume me le te pres.....sa shume
Fort mire ia mesove vetes vonimin
Erdhe pas shume kohesh me ne fund. Por une,
me shume se ty desha permallimin

Aziz Nesin

Shqip
S.K.
(Saimir Kamberi ©)

Po te pres

Po te pres flutur.
Eja ne nje kohe te tille qe,
te heq dore mos te jete e mundur.

Orhan Veli Kanik

Shqip
S.K.

Friday, January 23, 2015

Mire se vjen

Mire se vjen
Si ndjesia
qe te jep ne sup
krahu i prere
ishte mungesa
Mire se vjen
Largesia
zgjati shume
Mezi pritem
U permalluam..
Mire se vjen
Ne
Jemi sic na le
Pak me shume u aftesuam
me punet e veshtira
me ndarjen e se keqes nga e mira
Mire se vjen
Vendin e ke gati
Mire se vjen
Per te thene e per te degjuar
kemi mjaft
Por s'kemi kohe per aq shume fjale
Le te ecim pak...

Nazim Hikmet

Shqip
S.K.

Syri i mendjes

Ty, para se te te gjej,
dua te te kerkoj
Perpara se te te fal dashuri,
dua te te kuptoj
Me ty te mbyll nje jete
nuk me mjafton
Gjithmone, perseri
me ty dua ta filloj

Ozdemir Asaf
Shqip
S.K.

Thursday, January 22, 2015

Pjesa më e bukur e të qënit me ty


E di cila është pjesa më e bukur e te qënit me ty?
Te ndjej afshin tënd thelle në brendësi
që pa ma prekur dorën, pëllëmbën ma djersit

E di cila është pjesa më e keqe e të qënit me ty?
Të flasim për orë të tëra për motin, për punën,
ndërkohe që për te thene “te dua” rishtas kafshoj gjuhën

E di cila është pjesa më emocionuese e të qënit me ty?
Me ty të qesh, të qaj, të mendoj……për të njëjtat gjëra……njëkohesisht
Madje dhe kur je pranë meje, të përmallohem cmendurisht.

E di cila është pjesa më e dhimbshme e të qënit me ty?
Me gjithë ato persona të huaj të të ndaj. Atë që me ty rri,
cdokënd që të flet, cdokënd që të qesh ta xhelozoj si fëmijë

E di cila është pjesa më lumturuese e të qënit me ty?
Të endemi rrugëve me frikën se mos na sheh njeri
Për inat të  cadrës ne dorë, te lagemi bashke ne shi
Me një buqetë lulesh të freskëta në vendtakimin tonë të të pres
Te hamë të njëjtat  gjëra në të njëjtin vend për mëngjes

E di cila është pjesa më romantike e të qënit me ty?
Ato që s’ti kisha thënë gjatë ditës, në netët pa ty, tua tregoj hënës dhe yjeve
Të të gjej në faqet e librit që po lexoj, në cdo varg kënge a poezie.

E di cila është pjesa më e veshtire e të qënit me ty?
Nga frika se mund të të humbas,
ato ndjenja që provova për herë të parë në jetë,
t’i burgos në një varkë pa rrema në detin e shpresës.
Në vend të të dashuruarve, të arrij të mbëtemi miq për vite me rradhe.
Të ec këmbëzbathur në tehun më të mprehtë
Kur më pikon zemra, në vend te kripës t’i hedh lotët e harresës

E di cila është pasoja anësore e të qënit me ty?

E ti nga mund ta dish…



Ti nuk ishe kurrë me mua

Po të kishe qenë, pëllëmba s’do më djersitej
Majën e gjuhës s’do kafshoja
Nga pranë nuk do të të përmalloja
Nuk do xhelozoja si fëmijë
S’do lagesha nëpër shi
Te ecja në rrugë nuk do kisha drojë
Hënën e yjet s’do t’i detyroja të më dëgjojnë
Pas cdo kënge nuk do dehesha
Nuk do kisha frikë të të humbisja,
Me këmbë përgjakur do ta kridhja në det frikën.
Dhe pas cdo rrahje zemre emrin tënd do thërrisja

Por ti me mua nuk ishe kurrë ….
Ose mendjen e kishe gjetkë ose zemrën.


Can Yucel

Shqip 
S.K.
Saimir Kamberi ©