"Mos u merzit, S'ja vlen"
U lodha se degjuari kete fjali
Per ata qe s'ja vlen nuk merzitem zaten
Cka me merzit eshte fakti
qe per sado pak kohe
ata qe s'ja vlen zemra ime i mbajti.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Saturday, December 27, 2014
Friday, December 26, 2014
Ndezur
Ke ftohtë e dashur?
Eja! Në krahët e mi një vënd po të zë.
Aq shumë shpirtin ma ke djegur
Do ngrohesh e tëra, të ftohtë s'do ndjesh më.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Eja! Në krahët e mi një vënd po të zë.
Aq shumë shpirtin ma ke djegur
Do ngrohesh e tëra, të ftohtë s'do ndjesh më.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Sunday, December 21, 2014
Në shijen e puthjes
Një poezi
Duhet të shkruaj vec një poezi
që erën e malit ta ketë rimë
dhe pikat e shiut frymëzim
Një ditë
Duhet të mbetet vec një ditë
nëse mbrapa do ngelet
një shije puthjeje në buzët e mia
Dhe në shijen e puthjes
duhet të jetë dhe poezia.
Ahmet Uysal
Shqip
S.K.
Duhet të shkruaj vec një poezi
që erën e malit ta ketë rimë
dhe pikat e shiut frymëzim
Një ditë
Duhet të mbetet vec një ditë
nëse mbrapa do ngelet
një shije puthjeje në buzët e mia
Dhe në shijen e puthjes
duhet të jetë dhe poezia.
Ahmet Uysal
Shqip
S.K.
Friday, December 19, 2014
Kudo
Po kerkoja per dashuri
Kudo
Po kerkoje per dashuri
Kudo
Por dy "kudo" te ndryshme
s'mund te kete
S.K.
Kudo
Po kerkoje per dashuri
Kudo
Por dy "kudo" te ndryshme
s'mund te kete
S.K.
Thursday, December 18, 2014
S'e thote dot
Dikush "te dua" thote
sepse permendsh e ka mesuar
Dikush s'e thote dot
se vertet ka dashuruar
Can Yucel
Shqip
S.K.
sepse permendsh e ka mesuar
Dikush s'e thote dot
se vertet ka dashuruar
Can Yucel
Shqip
S.K.
Tuesday, December 16, 2014
Stacioni i dashurise
U takuam
ne vendin qe premtuam
Por jo ne te njejtin mengjes
Une mberrita
njezet vjet me pare dhe prita
Ndersa ti me njezet vjet vonese
Jam plakur
tashme ty duke te pritur
Ti e re ngaqe me le te pres.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Monday, December 15, 2014
Ti je dehja ime
Ti je dehja ime
qe veten ma ka marre.
As ta marr nuk mundem
as s'dua ta marr.
Me koken e rende si varr
me rrobat perbaltur
me gjunjet e care
kah fari yt vezullues
veten terheq zvarre.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
qe veten ma ka marre.
As ta marr nuk mundem
as s'dua ta marr.
Me koken e rende si varr
me rrobat perbaltur
me gjunjet e care
kah fari yt vezullues
veten terheq zvarre.
Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Saturday, December 13, 2014
Merak
"Njeriut,
cfarëdo lloj gjëje në jetë
i vjen nga meraku" thonë të vjetrit
Bukuri!
Unë po filloj të kem merak per ty
e ti eja, më mos prit!
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
cfarëdo lloj gjëje në jetë
i vjen nga meraku" thonë të vjetrit
Bukuri!
Unë po filloj të kem merak per ty
e ti eja, më mos prit!
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Friday, December 12, 2014
Vetmi
Qesh, dhe bota me ty qesh e luan
Qaj, dhe vetem do mbetesh ne vaj
Se kjo toke e motshme trillet i merr hua,
por i mjaftojne hallet e saj
Kendo, dhe malet thejne heshtjen
Psheretij, dhe tretet me nje fryme
Jehonat ngerthejne zerat e hareshem,
por tkurren ne thirrjen plot trishtim
Ngazellehu, dhe te gjithe tek ty vijne
Lengo, dhe te tere te lene pas
Gatiten te ta perpijne kenaqesine,
por mjerimin kurrkush s'ta qas
Gezohu, dhe miqte i ke te zjarrte
Brengosu, dhe te gjithe i humbet
Askush s'ta refuzon veren e nektarte,
por vrerin e jetes duhet ta pish vete
Festo, dhe plot e perplot i ke sallonet
Agjero, dhe bota te kalon perbri
Fito dhe jep. Te ndihmon ne jete,
por te vdesesh s'te ndih njeri
Ne sallat gazmore ka vend te majme
edhe per trenin ekspres te lindjes,
por rradhe teke duhet te mbajme
ne skuten e ngushte te dhimbjes
ELLA WHEELER WILCOX
Shqiperoi nga anglishtja
S.K.
©
Qaj, dhe vetem do mbetesh ne vaj
Se kjo toke e motshme trillet i merr hua,
por i mjaftojne hallet e saj
Kendo, dhe malet thejne heshtjen
Psheretij, dhe tretet me nje fryme
Jehonat ngerthejne zerat e hareshem,
por tkurren ne thirrjen plot trishtim
Ngazellehu, dhe te gjithe tek ty vijne
Lengo, dhe te tere te lene pas
Gatiten te ta perpijne kenaqesine,
por mjerimin kurrkush s'ta qas
Gezohu, dhe miqte i ke te zjarrte
Brengosu, dhe te gjithe i humbet
Askush s'ta refuzon veren e nektarte,
por vrerin e jetes duhet ta pish vete
Festo, dhe plot e perplot i ke sallonet
Agjero, dhe bota te kalon perbri
Fito dhe jep. Te ndihmon ne jete,
por te vdesesh s'te ndih njeri
Ne sallat gazmore ka vend te majme
edhe per trenin ekspres te lindjes,
por rradhe teke duhet te mbajme
ne skuten e ngushte te dhimbjes
ELLA WHEELER WILCOX
Shqiperoi nga anglishtja
S.K.
©
Wednesday, December 10, 2014
Unë shumë qesh
Mos i vë re fjalët e zymta që shkruaj!
Unë shumë qesh.
Dhe që e qeshura është trup i huaj
askush s'e merr vesh.
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Unë shumë qesh.
Dhe që e qeshura është trup i huaj
askush s'e merr vesh.
Cemal Süreya
Shqip
S.K.
Tuesday, December 9, 2014
Sa keq
Sa keq kur njeriu mes zemrës dhe mendjes
në udhëkryq mbetet.
Sa keq kur ndodhet vetëm një çast pranë,
por një shekull larg endet
në udhëkryq mbetet.
Sa keq kur ndodhet vetëm një çast pranë,
por një shekull larg endet
Sa dhimbje kur njeriu, atë çka diti,
nuk e shprehu dot
"Une" tha, dhe heshti
"Ti" tha, dhe syri iu perlot
nuk e shprehu dot
"Une" tha, dhe heshti
"Ti" tha, dhe syri iu perlot
Nazim Hikmet Ran
Shqip
S.K.
S.K.
Ah sikur
Ah sikur te ruaja vetem pak pjese
nga lumturia e madhe e femijerise.
Ta fshihja e ta kisha per te tilla kohe
Duhet here pas here jo per gje...
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
nga lumturia e madhe e femijerise.
Ta fshihja e ta kisha per te tilla kohe
Duhet here pas here jo per gje...
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Saturday, December 6, 2014
Të mendosh për ty
Të mendosh për ty është lumturi,
është shpresë,.... është jetë.....
Është si të dëgjosh këngën më të bukur
nga zëri më i ëmbël në planet.
Por tashmë shpresa mua
deri këtu më mjaftoi.
Të dëgjoj këngë nuk dua.
Dua të këndoj.
Nazim Hikmet Ran
Shqip
S.K.
është shpresë,.... është jetë.....
Është si të dëgjosh këngën më të bukur
nga zëri më i ëmbël në planet.
Por tashmë shpresa mua
deri këtu më mjaftoi.
Të dëgjoj këngë nuk dua.
Dua të këndoj.
Nazim Hikmet Ran
Shqip
S.K.
Friday, December 5, 2014
Folu për mua
Do hyjnë, do dalin....
"Si unë s'të do askush"
do të të thonë...
Atyre folu pak për mua...
Anonim
Shqip
S.K.
"Si unë s'të do askush"
do të të thonë...
Atyre folu pak për mua...
Anonim
Shqip
S.K.
Thursday, December 4, 2014
Ditën që të vjen liria
Në ditën që të vjen liria
është e ndaluar të vdesësh.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
është e ndaluar të vdesësh.
Cemal Sureya
Shqip
S.K.
Wednesday, December 3, 2014
Ironia Dibrane
Trevat e tjera Shqiptare i thurin kenge heronjve lokale (Mic Sokolit, Cerciz Topullit, Jakup Ferrit etj.), Dibranet ia thurin Hajredin Pashes. Kaq pak mjafton per te kuptuar ironine Dibrane
S.K.
Fjalë e mitur
Nuk i beson dot askujt ?!
C'është kjo fjalë e mitur?
Nuk ka dicka të tillë më saktë.
"Nuk i beson dot askujt,
ngaqë dikujt i besove dikur"
doje te thoje në fakt.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
C'është kjo fjalë e mitur?
Nuk ka dicka të tillë më saktë.
"Nuk i beson dot askujt,
ngaqë dikujt i besove dikur"
doje te thoje në fakt.
Aziz Nesin
Shqip
S.K.
Monday, December 1, 2014
Bukur më mbaj mend!
Bukur më mbaj mend!
Këta janë rrjeshtat e fundit...
Mendomë si erë që rend e rend
dhe për pak kohë nga jeta jote fryu...
Ose si një rrëke shiu
që vrullshëm u mblodh në rrugicën tënde
e më pas toka e përpiu...
Ika përhumbtazi...
Ndoshta isha një ëndërr për ty.
U zgjove, hape sytë dhe
aq e pata unë i ziu....
Të lutem bukur më mbaj mend!
Sepse të desha, cdo gjënë tënde
Me ty u bëra mik, i ngushtë
Qave në krahët e mi
Cdo mangësi tënden s'ta thashë dot në sy
Dhe tani që e mendoj...mirë bëra
Më mërzite, por nuk t'u zemërova
Isha mësuar me të tëra...
Të lutem bukur më mbaj mend....
Këta janë rrjeshtat e fundit...
Mendomë si erë që rend e rend
dhe për pak kohë nga jeta jote fryu...
Ose si një rrëke shiu
që vrullshëm u mblodh në rrugicën tënde
e më pas toka e përpiu...
Ika përhumbtazi...
Ndoshta isha një ëndërr për ty.
U zgjove, hape sytë dhe
aq e pata unë i ziu....
Të lutem bukur më mbaj mend!
Sepse të desha, cdo gjënë tënde
Me ty u bëra mik, i ngushtë
Qave në krahët e mi
Cdo mangësi tënden s'ta thashë dot në sy
Dhe tani që e mendoj...mirë bëra
Më mërzite, por nuk t'u zemërova
Isha mësuar me të tëra...
Të lutem bukur më mbaj mend....
Kahraman Tazeoglu
Shqip
S.K.
S.K.
Subscribe to:
Comments (Atom)
