Sunday, October 26, 2014

Miqtë

Miqtë janë si lumenj të rrjedhshëm
Dikush vjen rrëmbimthi, dikush paqësisht.
Tek dikush duart lajmë vetëm.
Tek dikush shpirtin tërësisht.

Can Yucel

Shqip
S.K.


Dostlar ırmak gibidir 
Kiminin suyu az, kiminin çok 
Kiminde elleriniz ıslanır yalnızca 
Kiminde ruhunuz yıkanır boydan boya 

A mund ta ndash?


Ti me mua turravrapin mes reve bardhoshe
Ti me mua takimin ne ndarjen e parakohshme
A mund ta ndash?
Gonxhen qe cel kur rrezen e diellit nuhat.
Jeten qe lulezon ne shtratin e perroit te thate
Token qe cdo mbremje zgjon vetmine
Gjethen qe gezon nje hije cdo agim.
Me mua a mund ta ndash?
Ti me mua aromen e shiut kur bie
Cicerimen e harabelit ne dritare
Kafazin e zogut qe kerkon hije
ne pellemben enderrimtare.
Me mua a mund ta ndash?
. . . . . . . . . . . . . . . . . .
Nurullah Genç
Shqip
S.K.

Friday, October 17, 2014

Dy rrugë

Dy rrugë m'u ndanë në një pyll vjeshtak
T'i shihja të dyja s'kisha mundësi
Përpara tyre qëndrova gjate...
Me sy ndoqa njërën larg
se si përhumbej në drizëri.
Pastaj vështrova udhën tjetër
dhe ndoshta nisa ta admiroj
se ish me bar dhe e paprekur,
megjithëse gjurmët lënë ndër shekuj
e kishin regjur po njësoj.
Te dyja atë mëngjes më bene prite
me gjethe që s'i kish shkelur hap.
Te parën e lashë për tjetër ditë,
ndon
ëse dyshoja që perënditë
këtu do të më sillnin prapë.
Ditët, vitet rrodhën lumë
Tani s'e fsheh dot psherëtimën
Dy rrugë m'u ndanë në pyll dhe unë....
une zgjodha atë me me pak gjurmë
dhe kjo e bëri gjithë ndryshimin.

Robert Frost
Shqip
S.K.
© Saimir Kamberi

Sunday, October 5, 2014

Çdo gjë fshihet në ty



Je e rëndë aq sa toka të tërheq
E lehtë aq sa krahët fëshfërijnë
E gjallë aq sa zemra të troket
E re aq sa sytë shohin largësinë

Je e mirë aq sa ata që ke dashur
E keqe aq sa ata që ke urryer në jetë
Çfarëdo ngjyre pastë syri e faqja 
Ajo çka sheh tjetri përballë është ngjyra jote e vërtetë

Mos i mbivlerëso ato çka ke jetuar
Sa të rrosh, aq më shumë fundit i afrohesh
Sado vite të kesh mbi shpinë
Jeta zgjat aq sa të dashurosh

Je e lumtur aq sa mund te qeshësh
Aq sa do të qash............e trishtë
Dhe mos mendo që çdo gjë mbaroi
Pëçdo ngashërim, një ditë do të qeshësh sërish

Në lindjen e diellit ndodhet vlera që të dha natyra
Dhe ti je njerëzore për aq vlerë sa tjetrit i jep
Nën driten e hënës ndodhet malli për të dashurin
Dhe aq mall sa të ndjesh, me të aq afër je

Nëse një ditë do të thuash gënjeshtër
Aq sa te kenë besim tek ty, lëri ta besojnë
Mos harro! Je e njomur aq sa shiu të lag
E ngrohtë aq sa rrezet e diellit të lëmojnë

Je vetëm aq sa veten të vetmuar ta ndjesh
E fortë aq sa veten të tillë ta ndjesh
E bukur aq sa.....

*****

Ja pra kjo është jeta!
Për aq kohë sa mban mend këto, do të thotë se jeton
Në të kundërt do fishkesh pëçdo frymë që merr
Dhe do harrohesh aq shpejt sa tjetrin e harron

Lulja është e bukur aq sa vaditet
Trumcaku i dashur aq sa cicëron
Femija, aq sa qan, i vogël
Dhe ti e ditur aq sa mëson

Mëso edhe këtë!
Do dashurohesh aq sa dashuron.

Can Yucel

Shqip
S.K.

Saimir Kamberi ©