Thursday, January 3, 2013

Era do te na percjelle...

Mes nesh...
              nje kopsht frutor
                                        dua te mbjell.

Nje vreshte do thur me krahet e tu

Dhe kur shiu te trokase 
                                      nuk do te le vetem                                     

Porsa dielli te agoje,
                              ne vena do te te kendoj

Cdo mbremje do pi ne vilet e tua

Dehja agimin do na sjelle...

Era do te na percjelle...

S.K.

Nuk rroj dot pa ty

Ka ca qe thone ''S'rroj dot pa ty'' 
E pra une nuk jam si ata 
Une jetoj edhe pa ty 
Por me ty...jetoj hata :p 

Nazim Hikmet Ran 

Perktheu S.K. 

Nuk me munde

Ti nuk me munde mua.
Sepse une nuk luajta  me ty.

Özdemir ASAF

Perktheu 
S.K.

E pritur

Nuk e pret i sëmuri agimin
As të sapovdekurin varri
As djalli s'e pret mëkatin
Sic të prita unë i marri 

Kaloi tani, të vish nuk dua
Në mungesë te gjeta tashmë
Lëre hijen në zhgënjim
Mos eja të lutem! Nuk vlen më.

Necip Fazıl Kısakürek

Perktheu 
S.K.

Origjinali: 
(Ne hasta bekler sabahı, 
Ne taze ölüyü mezar. 
Ne de şeytan, bir günahı, 
Seni beklediğim kadar. 

Geçti istemem gelmeni, 
Yokluğunda buldum seni; 
Bırak vehmimde gölgeni, 
Gelme, artık neye yarar? )

Po iki..

Sikur te me kishe thene "Qendro!",
kur te thashe "Po iki.", 
perseri nuk do rrija.
Sikur te zieja nga perbrenda,
sikur te doja cmendurisht te qendroja,
perseri nuk do ta beja.....

Por te pakten do te kisha nje arsye
per t'u kthyer nje dite...

Cemal Sureya

perktheu 
S.K.

Kam pasë dikur ca poezi

Kam pasë dikur ca poezi 
të cilat nuk i kisha shkruar unë 
Për mua sec kishin xhelozi 
Unë për to...... asnjë grimë 

Ke pasë dhe ti ca poezi 
Të cilat s'i përfillje shumë 
Ato sa thelle te perjetonin ty 
Ti s'i jetove as ne gjumë 

Özdemir ASAF 

Përktheu 

S.K 

E patitulluar

Ti-në pa Mua, përvec meje s'e kupton njeri.
Mua-në pa Ty, pervec teje s'e kupton njeri.
Nga Mua dhe Ti në Ne, sa jemi pa mbërrirë.
Ne-në pa Neve, pervec nesh s'e kutpon njeri.

Özdemir ASAF

Përktheu

S.K