Tuesday, March 15, 2011

Emri nuk ka rëndësi

Ç'gëzim kur të sheh! Kur je larg... sa mall!
Kur je pranë si pupël e pa ty si plumb
Me agimin hyn e të puth në ballë.
Me gjumin tënd del e bëhet pëllumb.

Je si festival për të. Të ndjek çdo natë.
Në radhën e parë gjithmonë do të ulet
Do të të dhurojë duartrokitjen më të gjatë.
Dhe më të bukurën buqetë me lule.

Vlera e fisnikut matet me shërbëtorë.
Më i miri ndër ta është vetëm ai.
I pari që për ty do bëhej theror.
E fundit që do ta merrte vesh je ti.

Si diell ke lindur në netët e tij.
E në perëndofsh do e lëndosh shumë.
Për emrin mos pyet! Nuk ka rëndësi.
Veç dije që shkronjë të parë ka u-në.

S.K.
©

Bazuar në: http://www.youtube.com/watch?v=IXZsiP7kWY8

No comments:

Post a Comment