Tuesday, March 29, 2011

Tek ikje...


...mbrapa kurre s'e ktheve koken

Hapi asnje grimce pendimi s'la

S'te pashe nje here te fshi(h)je lotet

Shiu...
........ ndoshta....
.................... per kete arsye ra.

S.K.

Tuesday, March 15, 2011

Mirëmbetsh

A ke dëgjuar vallë
për dy të marrë?
Sec vadisnin vazot
me lule kaucuku.

Në shtëpitë prej letre
sec ndiznin zjarrë
për të ngrohur zemrat
pushtuar nga vrugu.

A ke dëgjuar vallë
për dy valltarë?
Sec kërcenin pa rreshtur
mbi qelqin e thyer.

Për një roman me fund
ne faqen e parë.
Me faqen e dytë
gjithmonë te përthyer.

Luftë me beteja
por pa ngadhnjimtarë.
Pa shije fitoreje
për asnjë nga palët.

Filma romantikë
me të njëjtin skenar.
"Mirëmbetsh e shtrenjtë"
më shteruan fjalët.

S.K.

http://www.youtube.com/watch?v=yaoExrnywmA

Emri nuk ka rëndësi

Ç'gëzim kur të sheh! Kur je larg... sa mall!
Kur je pranë si pupël e pa ty si plumb
Me agimin hyn e të puth në ballë.
Me gjumin tënd del e bëhet pëllumb.

Je si festival për të. Të ndjek çdo natë.
Në radhën e parë gjithmonë do të ulet
Do të të dhurojë duartrokitjen më të gjatë.
Dhe më të bukurën buqetë me lule.

Vlera e fisnikut matet me shërbëtorë.
Më i miri ndër ta është vetëm ai.
I pari që për ty do bëhej theror.
E fundit që do ta merrte vesh je ti.

Si diell ke lindur në netët e tij.
E në perëndofsh do e lëndosh shumë.
Për emrin mos pyet! Nuk ka rëndësi.
Veç dije që shkronjë të parë ka u-në.

S.K.
©

Bazuar në: http://www.youtube.com/watch?v=IXZsiP7kWY8

Pa titull

Mos fajëso tjetër njeri
Nëse dikush duhet fajësuar
ai je ti
Në fund të fundit
veç pak shpresë të dha
Ndërsa ti....
...i dhe gjithçka!

Cemal Süreya

perktheu
S.K.

C.S.

Po te ish e imja jeta,
askush s'do perzihej dot ne te.

Mik me cdokend s'mund te behesh.
Mire e di edhe kete.

Persa i perket dashurise...
Nje here e provova...
................. Nuk kam pune me!

Cemal Sureya

Pektheu
S.K.

Pa titull

"Mos e hap kraharorin, se do ftohesh"
çdo mbrëmje kur ma kujtoje....
"Mos e hap zemrën,se lëndohesh"
një herë të vetme të më thoje...
o Nënë!

Cemal Süreya

Perktheu
S.K.