Wednesday, October 18, 2017

I "zemëruar"


E di ç'është të zemërohesh me dikë?
Të zemërohesh është të jesh i drejtë.
Është fëminore dhe e dlirë për rrjedhojë.
Të zemërohesh është e pagënjeshtërt
Të zemërohesh është të dua
Është s'kam hequr dorë, është kam nevojë
...
Të zemërohesh mua më përshkruan
Është jam i nxehur, por akoma këtu.
Është nuk po iki, është nuk ik dot.
Të zemërohesh është të bëhesh nazeli,
Të gjesh afrimitet,
"për mua vlen" do të thotë.
...
Të zemërohesh është "thuamë të dua".
Është "hajde kuptoje tashmë".
Të zemërohesh është shpresë
është siguri dhe "ah sikureve"
tu japësh fund një e nga një.
...
Prandaj "Unë jam zemëruar me ty"
po të them plot zë

Nazim Hikmet
Shqip
S.K.
Saimir Kamberi ©