Monday, December 30, 2013

Ah sikur

Ah sikur të isha edhe një herë fëmijë
Të më dhëmbë në shpirt vetëm kur rrëzohem
Dhe vetëm kur vrapoj, të më rrahë zemra fort

Cemal Süreya


Shqip

S.K.

Sunday, December 29, 2013

Për shtat

Unë gjithmonë kisha ftohtë në ty
Sepse isha dimri i gjatë.
Isha qëndisjet, veshtrimet,
gështenjat në stuvë, drutë e thatë.
Nuk mund ta mohoj.
Punë të mëdha si dashurinë tënde 
kisha ndërmarrë.
Dhe mos e moho  as ti të lutem.
Nga të gjithë, më shumë, 
unë te shkova për shtat.

Özdemir Asaf


Shqip

S.K. 

Wednesday, December 25, 2013

Nga ky qytet

Sa herë më vjen dëshira 
të  ik nga ky qytet
Strukem në një qoshk
e të më kalojë pres
Se po të largohem 
e ndjej vërtet
Që s'do kthehem më 
deri sa të vdes...

Cemal Süreya..


Shqip S.K.


Ne zaman bu sehirden kaçıp gitme isteği gelse,
Bir köşeye oturup geçmesini bekliyorum.
Gidersem dönmem çünkü biliyorum..


Mbaji kusuret

E ndjej që po vdes o Zot...
Po vjen dhe kjo ditë më duket...
Cdo vdekje është e parakohshme 
e di dhe këtë o Zot.
Vec kjo jetë që po merr 
më pëlqeu shumë....
Të lutem mbaji kusuret.


CEMAL SÜREYA


Shqip S.K.


Ölüyorum tanrım

Bu da oldu işte. 
Her ölüm erken ölümdür
Biliyorum tanrım. 
Ama, ayrıca, aldığın şu hayat
Fena değildir... 
Üstü kalsın...

Wednesday, December 18, 2013

Po të rrija

Po të rrija veten do mërzisja
Po të ikja do mërziteshe ti
As aq frikacak sa për të ikur s'isha
As aq sa për të qëndruar, trim.


Kahraman Tazeoğlu

Shqip
S.K.


Kalsam, kendimi üzecektim, 
gitsem seni... 
Ne gidecek kadar korkaktım,
ne kalacak kadar cesaretli.



Tuesday, December 17, 2013

Pas ngadhnjimit....

MARATONOMAKU

Lufte! Fushe beteje ku kokat ndahen nga trungu ame dhe rrokullisen perdhe. 
Drame ku ti je personazh dhe spektator njekohesisht. Je personazh si te gjithe shoket e armiqte e tu qe luftoni per nje qellim te perbashket. Fitoren.
Je spektator sepse ke vendosur jeten tende perballe vdekjes ne nje ndeshje ne fushe kundershtare (te kesaj te dytes) dhe shanset qe ajo te fitoje jane teper te medha.Por ty nuk te ben pershtypje aspak, sepse mendja jote nuk perpiqet te shkoje aq larg. Ajo mendon vetem per koken e armikut qe ndodhet jo me larg se tre hapa nga ti. Per menyren se si ajo do rrokulliset perdhe si shume te tjera dhe kjo skene do te te fuse ne ekstaze e do ta beje gjakun tend te valoje brenda venave. Gjak qe valon ne trupin e nje luftetari ne fushen e betejes ne nje kohe kur shpata e armikut mund te vringelloje cdo moment e ta derdhe pertoke ate. Gjak qe valon. Perputhje totale me principin veprim reagim. Gjak qe valon per te ballancuar ftohtesine e vdekjes qe mund te vije nga te gjitha drejtimet ne cdo çast. Por ti nuk ve re asnjeren nga keto sepse frika dhe lodhja ta kane mposhtur aftesine medituese. Ti nuk mendon as per çastin e shumepritur, ngadhnjimin.Ose me sakte nuk ke kohe ta mendosh sepse kundershtari jot eshte shume me afer. Ti ndonjehere ndesh trupin me te, i ndien frymemarrjen dhe deshiron bllokimin e atij cikli frymethithjesh dhe frymenxjerresh me shume se çdo gje ne bote. Per kete nevojitet meshimi i shpates tende dhe mos harro se te njejten gje deshiron edhe ai per ty. Por kur qellimet e dy rivaleve perkojne plotesisht me njeri-tjetrin atehere eshte koha ajo qe perzgjedh. Por koha eshte tmerresisht shume e brishte. Ajo copetohet ne mijera pjeseza, te cilat bartin cdo levizje krahu, cdo meshim shpate, cdo element frike e guximi...




...... Dhe ti e ngule shpaten i pari ne kraharorin e huaj. Ti ndoshta nuk e merr parasysh te kunderten, por une shpirti jot e marr qe çke me te, sepse sikur e kunderta te kishte ndodhur do me duhej te te jepja elvedane dhe te mallkoja njemije here ate trup te huaj qe na mundesoi ndarjen. E çuditshme! Trupi yt me ate te huajin kacafyten dhe une i ndiej rrahjet e zemres atij qe deshiron te me shkepuse nga misherimi im. Nuk dua tja lejoj diçka te tille megjithese jam koshient qe kjo nuk varet aspak nga une. Ti vazhdo te jesh i paepur, vazhdo te rrokullisesh koka sepse keto momente nuk kam aq fuqi sa te nderhyj ne veprimet e tua. Po pse valle nuk e kam kete fuqi? Pse jam kaq i ploget? Mos ndoshta ngaqe kam frike? Po po, me siguri kjo duhet te jete arsyeja. I druhem vetmise. Dua te qendroj pergjithnje me misherimin tim....

S.K.

Tuesday, December 10, 2013

Ishim

  Ishim dy qytete të ndryshme në të njëjtin shtet
  Unë isha provincë. Ti kryeqytet
  Revolta niste gjithmonë nga sheshet e tua
  E vuajtja e dënimit më mbetej mua
     Can yucel
     Shqip
     S.K.


     Ülkenin, farklı şehirleriydik.
     Ben sürgün yeri, sen başkent.
     İlk isyan hep sende başlardı,
     cezasını çekmek hep bana kalırdı.

Saturday, December 7, 2013

Shiu

Dritaren shiu...
Zemrën malli
Mendjen time ti...
Se si godisni të tre njëkohësisht... 
Vetëm unë e di...


Cemal Süreya

Shqip
S.K.


origjinali:


Dışarıya yağmur, 
Yüreğime hasret,
Fikrime sen. 
Nasıl yağıyorsunuz üçünüz birden 
Bir bilsen...