Wednesday, July 8, 2009

Era e Nënkuptimit

Ti çave dallgët e kujtesës
për në brigjet e harrimit.
Mbi vela dyndet udhëheqës-
-e e thata erë e nënkuptimit.

Një tufë pulëbardhash ndoqën pas
me drojë portretin tënd të dlirë.
Flatrat seç shfrynin me maraz
të pathënën lamtumirë.

Tani
Detëra më të kaltër presin.
Puhiza, fllade më pak stoikë.
Limane më të zhurmshëm tresin
meditimin melankolik.

Por kur ndonjëherë stuhitë
të të shpien prag fundosjes,
do mësosh të qash pa lotë,
të ndjesh aromën e plagosjes

Kjo do të forcojë! Gur!
Kapluar në mllefin e pendimit
që nuk e jetove dot kurrë
të thatën erë të nënkuptimit.

S.K.

Me.. Me... Pa...

Sa drurë...
Sa hije....
Sa hije drurësh varg...

Sa gurë....
Sa milje....
Sa gurë miljesh larg....

S.K.